29/10/2007
Pas vitesh të shpyllëzimit të vazhdueshëm rreth kryeqytetit rumun, autotitetet po i marrin seriozisht paralajmërimet ekologjike duke planifikuar të ndërtojnë një Brez të Gjelbërt rreth Bukureshtit.
Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht - 29/10/07
![]() Bukureshti ka vetëm 25% të pyjeve që kishte në 1989. [Getty Images] |
Bukureshti ka vuajtur nga shpyllëzimi i ashpër gjatë dy dhjetvjeçarëve të shkuar, me rezultat rritjen e ndotjeve të ajrit. Tani autoritetet bashkiake shpresojnë ta kthejnë kahjen duke mbjellë pemë në shtatë fshatra rreth qytetit duke krijuar një Brez të Gjelbërt.
"Ne kemi për qëllim të mbjellim 200,000 pemë të reja ," tha kryebashkiaku Adriean Videanu, duke vlerësuar koston midis 5 dhe 10 milion euro.
Projekti, i rekomanduar nga ministria e bujqësisë, po zbatohet gjatë një periudhe gjashtë vjeçare. Përveç përmirësimit të cilësisë së ajrit në kryeqytet, projekti do të ndihojë kontrollin e shtrirjes urbane, duke ofruar hapësira pushuese dhe duke ruajtur peisazhin.
Sipas ekspertëve, gjatë 17 viteve të kaluar janë prerë gati një milion pemë në Bukuresht dhe dy milion të tjera në zonat rrethuese. Pas përmbysjes së komunizmit, copa të mëdha pyjesh ju kthyen pronarëve privatë, shumica e të cilëve vendosën t'i shndrrojnë ato për përdorim bujqësor. Si rezultat, Bukureshti ka vetëm 25% të pyjeve që kishte në 1989.
Ndikimi mbi shëndetin është serioz. Sipas Shoqatës së Ekspertëve të Mjedisit (AEM), sasia e pluhurit në Bukuresht shkon 260 deri në 280 ton për kilometër katror, ndërsa në kryeqytetet e tjera evropiane, disa nga të cilët më të mëdhej, volumi është dy ton për kilometër katror.
Hapësirat e gjelbërta ofrojnë "një barierë kundër pluhurit, pastrojnë ajrin dhe pakësojnë ndotjen fonike," thotë nënpresidenti i AEM, Florin Vasiliu. "Në të njëjtën kohë, ato ndihmojnë të mbahen diferencat e temperaturave midis stinëve, ditëve dhe netëve."
Pothuajse 10,000 banorë vdesin çdo vit nga shkaqe lidhur me ndotjet, raporton grupi Eco-Civica.
Ekspertët e bashkisë kanë filluar inventarin e pemëve në Bukuresht që llogaritet të jetë rreth 1.5 milion. Pemët e vjetra e të sëmura do të priten dhe do të zëvendësohen me fidanë.
Pothuajse një milion pemë në Bukuresht janë më tepër se 30 vjet të vjetra dhe rreziku që të shkulen nga stuhitë, përbën një tjetër kërcënim, thotë Videanu.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes