26/10/2007
Kushtetuta e re malazeze u miratua të hënën pasi 55 nga 76 anëtarë të parlamentit votuan në favor të saj, duke lënë shtangur serbët.
Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd - 26/10/07
![]() Dy të tretat e parlamentit miratuan kushtetutën. [AFP] |
Kushtetuta e parë e Malit të Zi, që nga pavarësia e saj vitin e shkuar, u kalua në parlament të hënën (22 tetor). Pas bisedimeve të gjata e të ndezura midis qeverisë e opozitës, kushtetuta fitoi mbështetjen e dy të tretave të parlamentit duke shmangur një referendum.
"Kushtetuta e re mbron rendin e ligjit si të drejtat njerësore dhe ato të pakicave," tha kryetari i parlamentit Ranko Krivokapiç. Ai vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e një neni kushtetues që do ta lejonte parlamentin të votonte me shumicën e dy të tretave në se vendi duhej të bashkohej me BE.
Kushtetuta e re përmbush një kriter në ofertën e Malit të Zi për anbëtarësimin në Bashkim. Vendi nënshkroi një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi në 15 tetor.
Megjithatë, në vend të një konsensusi politik, kushtetuta e re ka zgjeruar të çarën midis partive qeverisëse dhe opozitës, e cila mbron marëdhënie më të ngushta me Serbinë.
Kisha ortodokse serbe është kundër kushtetutës së re për shkak se ajo e cilëson kishën si një komunitet fetar pa deklaruar emrin e saj të plotë dhe rolin historik. Përfaqësuesi i kishës ortodokse serbe në Malin e Zi, peshkopi Amfilohije Radoviç tha se kushtetuta e re "pështyn" mbi kishën.
Partitë shqiptare gjithashtu janë kundër kushtetutës së re për shkak se kërkesa e tyre për dhënien e statusit të komunës Malësisë, një rajoni me një shumicë populllsie shqiptare, nuk u miratua.
Partitë pro-serbe janë kundër kushtetutës së re më së shumti sepse ato pretendojnë se përafërsisht 200,000 serbë, që llogariten për rreth 30% të popullsisë së Malit të Zi, kanë tani statusin e pakicës.
Fakti që ndez kritikën e tyre ndaj kushtetutës është se gjuha malazeze ka zëvendësuar atë serbe si gjuhë zyrtare ndërsa gërmat cirilike dhe latine janë barazisht në përdorim dhe në regjistrimin e fundit, shumica e shtetasve malazezë thanë se flasin serbisht. Një shqetësim shtesë i opozitës është se serbët nuk kanë më të drejtën e shtetësisë së dyfishtë.
Miratimi i dokumentit ka krijuar gjithashtu të çara brenda opozitës. Partitë e tjera qortuan Lëvizjen për Ndryshim të Nebojsha Medojeviç për mbështetjen e kushtetutës dhe bërjen të mundur të miratimit të saj. Partia Boshnjake e opozitës votoi gjithashtu për kushtetutën.
Partitë qeverisëse, nga ana tjetër, kanë shprehur kënaqësi me kushtetutën e re. Ish kryeministri dhe kreu i Partisë qeverisëse Semokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviç tha se ajo kompleton rivendosjen e shtetit të Malit të Zi. Ai shtoi se kjo do të përshpejtonte integrimin evro-atllantik.
Shefja e misionit të OSBE në Malin e Zi, Parashkeva Badesku tha se kushtetuta e re është në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës". Badesku i tha medias se me kushtetutën e re "Mali i Zi ka bërë edhe një hap të rëndësishëm në përpjekjen e tij për të forcuar reformat demokratike dhe rendin e ligjit."
Opozita Lista Serbe i ka kërkuar publikut të mos i bindet kushtetutës së re, pasi ajo "diskriminon serbët". "Tani e tutje ne do të luftojmë për barazinë e serbëve në Malin e Zi," zotohet një njoftim për shtyp.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes