Kroacia fiton vendin e Këshillit të Sigurimit të OKB

23/10/2007

Kroatët po kremtojnë "arritjen më të madhe" të vendit të tyre që nga pavarësia.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb – 23/10/07

photo

Zgjedhjet ishin një "njohje e veçantë e Kroacisë dhe politikës së saj të jashtme", tha presidenti kroat Stipe Mesiç. [Getty Images]

Kroacia fitoi një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB për 2008-2009 gjatë votimit në Asamblenë e Përgjithëshme javën e shkuar. Rivali më i madh i vendit ppër këtë vend ishte Republika Çeke që e tërhoqi kandidaturën në raundin e dytë, duke e lejuar Kroacinë të fitojë lehtësisht dy të tretat e shumicës së këkruar.

Kosta Rika, Libia, Vietnami dhe Burkina Faso fituan gjithashtu vende jo të përherëshme në Këshill. Organizmi prej 15-vendesh ka vetëm pesë anëtarë të përhershëm dhe një mandat prej dy-vjetësh për anëtarët jo të përhershëm të sapozgjedhur fillon në 1 janar.

"Pas njohjes ndërkombëtare të Republikës së Kroacisë dhe fundit të luftës për atdheun, kjo është arritja më e madhe që nga pavarësia jonë," tha kryeministri Ivo Sanader duke u kthyer nga Nju Jorku pas votimit të 16 tetorit.

Presidenti Stipe Mesiç luajti një rol jetik në procesin e lobingut, duke ripërtërirë marrëdhëniet e Kroacisë me vendet afrikane e aziatike dhe anëtarët e lëvizjes së paangazhuar, krijuar me ish Jugosllavinë. Zgjedhja ishte një "njohje e veçantë e Kroacisë dhe e politikës së saj të jashtme", tha presidenti.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Për herë të parë që nga pavarësia e saj, Kroacia ka tani mundësinë të marrë një rol kyç në proceset vendim-marrëse globale. Për një vend që jo shumë kohë më parë luftonte të dilte nga izolimi e lufta, Këshilli i Sigurimit është një shenjë tjetër përshëndetëse e përparimit dramatik të bërë në vitet e fundit.

Ndërsa shuheshin festimet, zyrtarët kroatë filluan të planifikojnë axhendën e tyre në Nju Jork. Disa çështje janë të shqetësimeve të drejtpërdrejta kombëtare, për shembull, gjykata e OKB e krimeve të luftës në Hagë do të jetë një çështje e rregullt në axhendën e Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhëshme. Një strategji e daljes, për të mbyllur punën e gjykatës duhet të finalizohet.

Kroacia është me forcë kundër mbylljes së gjykatës përpara se dy të arratisurit kryesorë për krime lufte, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, të sillen në drejtësi. "Ne do të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat," tha Sanader.

Ndërkohë, ai theksoi se Kroacia nuk do të përdorë pozicionin e saj për t'i bërë presion Sllovenisë rreth pretendimeve rivale territoriale të të dy vendeve në Adriatik. Kryeministri tha se misioni kryesor i anëtarësimit në Këshill për Kroacinë do të jetë të nxisë stabilitetin politik në Evropën Juglindore, me një fokus në Kosovë dhe Bosnje dhe Herzegovinë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment