Rumania nis rregullimin e pensioneve

16/10/2007

Me më shumë pensionistë se të punësuar, Rumania ka vështirësi në mbajtjen e sistemit të saj të pensioneve shtetërore. Vendi tani po i bashkohet 31 vendeve të tjera që po lëvizin ndaj fondeve private.

Nga Xhelu Trandafir për Southeast European Times në Bukuresht -- 16/10/07

photo

Mungesa e punonjësve të rinj po e bën më të vështirë mbështetjen e pensioneve për të moshuarit. [Gabriel Petresku]

Sipas një sistemi të ri të nisur miajin e shkuar, më tepër se 3 milion punonjës rumunë nën 35 vjeç duhet të zgjedhin për një nga 14 fondet konkurruese private përpara 17 janarit 2008. Ata me moshë 35 deri në 45 vjeç, mundet gjithashtu të vendosin të bashkohen me një nga fondet private.

Duke filluar nga 2008, 2% e të ardhurave të përgjithshme të çdo punonjësi do të shkojë nga buxheti i shtetit në fondet private të zgjedhura. Ky kontribut do të rritet gradualisht në 6% në 2015 dhe kontributi aktual prej 9.5% për sigurimet shoqërore i sistemit shtetëror do të pakësohet në përputhje me këtë.

"Disa milion rumunë do të bëhen investitorë dhe sistemi privat i pensioneve do t'i edukojë ata me frymën e një ekonomie të lirë tregu," thotë presidenti rumun Traian Bashesku.

"Nisja e sistemit privat të pensineve shënon fundin e procesit të tranzicionit nga një ekonomi socialiste në atë kapitaliste, duke krijuar kushtet për një stabilitet ekonomik afat-gjatë," thotë ministri i financave Varuzhan Vosganian. "Privatizimi i sistemit të pensioneve publike do të sigurojë tranzicionin nga populizmi në garantimin e lirisë dhe dinjitetit të njerëzve të pensionuar."

Sistemi aktual shtetëror i pensioneve ka qenë i rrënuar nga metodat e papështatshme të mbikqyrjes dhe menazhimit të keq. Ai ndeshet gjithashtu me presion të brendshëm për shkak të ndryshimeve demografike. Një pamjaftueshmëri punonjësish më të rinj po i lënë të moshuarit pa mbështetje financiare për pensionet e tyre.

"Rumania është ende i vetmi vend brenda BE që ka më shumë pensionistë se të punësuar: në 2050 Rumania do të kishte 145 pensionistë për 100 punonjës," tha Bashesku. Autoritetet shpresojnë gjithashtu se kalimi në fondet private do të ndreqë tregun e zi të punës, pasi tani do të jetë në interesin e punonjësve të kenë pagat e tyre të vërteta të regjistruara.

Është ngritur një Komision për Mbikqyrjen e Sistemit Privat të pensioneve dhe 17 kompani janë licensuar për të administruar fondet private. "Sistemi është i sigurt," ngulmon presidenti i Komisionit, Mirçea Oançea. "Një kompani që nuk është në gjendje të arrijë minimumin e efektshmërisë për një fond pensioni do të vihet nën mbikqyrje të posaçme. Po të vazhdojë kështu, Komisioni do të caktojë një tjetër kompani të marrë përsipër fondet."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sipas Oançea, sistemi i ri privat "'rrit përgjegjësinë individuale". Ai zhvillon "ndërgjegjësimin se vetëm nëpërmjet kursimit gjatë një periudhe të gjatë të jetës së vet aktive, një individ mund të gëzojë standarde të ngjashme jetësore kur të dalë në pension," argumenton ai.

Ministri pranon se kontributi fillestar prej 2% është i vogël. Megjithatë, thotë ai, është marrë një vendim për të fituar progresivisht besimin e punonjësve.

Rumania i bashkohet tani me maturi një klubi prej 31 vendesh: Bullgaria, Maqedonia dhe Kroacia, midis të tjerash, që kanë vendosur t'i drejtohen presionit demografik mbi buxhetet shtetërore nëpërmjet privatizimit.

Konteksti politik për reformëm nuk është miqësor, megjithatë. Rumania përballet me zgjedhjet evropiane, lokale e të përgjithshme brenda një viti. Në qershor, palamenti rumun njëzëri votoi për të rritur sistemin e pensionit shtetëror, një rritje që do të shkaktojë një defiçit të parashikuar buxheti prej 2 miliard euro në një vit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment