Serbia do që bisedimet e Kosovës të vazhdojnë pas afatit përfundimtar të dhjetorit

16/10/2007

Bisedimet e statusit të Kosovës duhet të lejohet të vazhdojnë përtej 10 dhjetorit pasi Beogradi e Prishtina nuk ka gjasa të bien dakord mbi një zgjidhje deri atëhere, tha të hënën një zyrtar i lartë serb.

(Blic - 16/10/07; Reuters, AP, Euobserver, RFE/RL, BIRN, B92, RIA Novosti, NATO, Serbian government - 15/10/07; AFP, DPA, Beta, BIRN, - 14/10/07)

photo

"Ndërmjetësit propozuan se një takim i shtyrë mund të mbahej për sjelljen tonë përfundimtare së bashku, në qoftë se ata përcaktojnë se ka mjaft bazë të përbashkët për ta garantuar këtë," tha ministri serb për Kosovën, Slobodan Samarxhiç.

Beogradi dhe Prishtina nuk ka gjasa të bien dakord mbi një zgjidhje të pranueshme në mënyrë të ndërsjelltë mbi çështjen e statusit të Kosovës deri në 10 dhjetor, tha një zyrtar serb të hënën (15 tetor) duke bërë thirrje për vazhdimin e bisedimeve përtej afatit përfundimtar të vënë nga OKB për përfundimin e procesit.

"Askush nuk mund të presë një përfundim pozitiv deri në 10 dhjetor, lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje," tha në Bruksel ministri serb për Kosovën, Slobodan Samarxhiç. "Përfundimi më pozitiv do të ishte në qoftë se ne shohim se ka mundësi për të vazhduar."

Vërejtja e tij erdhi një ditë pasi zyrtarët e lartë serbë e shqiptarë të Kosovës u takuan për një raund të ri kokë më kokë bisedimesh mbi të ardhmen e Kosovës në kryeqytetin belg, të dielën.

Diskutimi u përqëndrua në propozimet nga të dy palët gjatë takimit të tyre në Nju Jork në 28 shtator, tha troika ndërmjetësuese BE-SHBA-Rusi në një deklaratë që pasoi bisedimet.

"Beogradi përshkroi më tej propozimin e tij për autonominë e Kosvës me Serbinë. Prishtina përpunoi propozimin e saj për bashkëpunimin miqësor midis dy vendeve të pavarura dhe zbatimin e plotë të të drejtave të pakicave," thanë mediatorët. "Të dy palët bënë pyetje e ju përgjigjën propozimeve të njera tjetrës."

Ndërsa secila palë kundërshtoi ofertën e tjetrës, ato ranë dakord të takohen në Vienë në 22 tetor kur të tre të dërguarit, përfaqësuesi i BE Volfgang Ischinger, ambasadori i SHBA Frank Visner dhe diplomati rus Aleksander Botsan-Harçenko, pritet të paraqesin një shkresë pune me çështje që zyrtarët e Beogradit e Prishtinës mund t'i diskutojnë.

"Ne duhet t'i bëjmë ata të njohin faktin se ata janë tepër larg dhe ka ende një distancë të madhe që duhet të mbulohet në qoftë se duam me të vërtetë të gjejmë një marrëveshje," u tha Ischinger gazetarëve të dielën vonë. "Kjo distancë do të kërkojë gjithashtu disa vendime të dhimbshme nga një apo nga të dy palët."

Gati 20 muaj që nga nisja e procesit të përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës. Beogradi e Prishtina mbeten të barrikaduar në qëndrimet e tyre mbi çështjen. Shqiptarët e Kosovës që përbëjnë 90% të popullsisë 2 milionëshe të krahinës, këmbëngulin në marrjen e pavarësisë së plotë nga Serbia ndërsa Beogradi thotë se gjithë ç'mund të ofrojë është një autonomi e gjerë.

Të tre të dërguarit po ndërmjetësojnë që nga gushti në emër të Grupit të Kontaktit gjashtë-vendesh, që përfshin Britaninë, Francën, Gjermaninë, Italianë, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara. Ata u zotuan në deklaratën e tyre të dielën të "punojnë me palët për të identifikuar zonat e perspektivës së përbashkët që mund të hapin një shteg për një zgjidhje".

Me më pak se dy muaj deri në afatin përfundimtar të 10 dhjetorit vënë nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun për përfundimin e bisedimeve, ata kanë në plan të ndjekin "një planifikim intensiv të takimeve kokë më kokë" pas raundit tjetër të bisedimeve në 22 tetor.

"Në qoftë se ka lëvizje përpara... ne mund edhe të kemi një takim të tipit të konferencës," AP citonte Ischinger të thoshte të dielën.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Duke kundërshtuar mundësinë për një konferencë paqeje të tipit të Dejtonit, Samarxhiç këmbënguli se presioni kohor mund të prishte përpjekjet për të arritur një ujdi.

"Ne na duhet kohë për të folur," tha ai të hënën në Bruksel në një konferencë organizuar nga një institut kërkimor serb. "Në qoftë se nisim të flasim si dy delegacione rreth problemeve tona të ligjshme, na duhet më tepër kohë. Në qoftë se është një ide për të ardhur në një kompromis, ne na duhet më shumë kohë," shtoi ai.

Mërzitur nga vonesa e një zgjidhjeje, shqiptarët e Kosovës kanë kërcënuar t'i marrin gjërat vetë në dorë dhe të deklarojnë pavarësinë në apo menjëherë pas 10 dhjetorit.

Disa vende perëndimore e kanë bërë të qartë se do ta njihnin një Kosovë të pavarur edhe në qoftë se nuk mbështetet nga një vendim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment