12/10/2007
Asambleja Parlamentare e NATO miratoi një rezolutë që i bën thirrje Aleancës të nisë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë, Maqddoninë dhe Kroacinë në 2008, duke u bazuar në atë se kushtet e nevojshme qenë përmbushur.
Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup – 12/10/07
![]() Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Shefer tha se zgjerimi i Bukureshtit nuk do të jetë i fundit për Aleancën. [Getty Images] |
Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia morën një sinjal të fortë mbështetjeje të martën (9 tetor) për përpjekjet e tyre për t'u bashkuar me NATO-n. Të takuar në Rejkjavik, Islandë, përfaqësuesit e parlamenteve kombëtare të 26 vendeve anëtare të NATO-s kaluan një rezolutë që mbështet ofertat e vendeve për pranimin.
Në samitin e prillit në Bukuresht, krerët e vendeve dhe qeverive të NATO-s duhet të lëshojnë ftesat për bisedime me "vendet aspirante të vlerësuara të jenë gati dhe pranimi i të cilëve është gjykuar se forcon sigurinë dhe stabilitetin në zonën euro-atllantike", thotë rezoluta e Asamblesë Parlamentare e NATO-s.
Ajo u kërkon vendeve anëtare të NATO-s të bëjnë fushatë aktive në parlamentet respektive kombëtare për ratifikimin e protokolleve të nevojshme. Përveç kësaj, ajo bën thirrje për vazhdimin e politikës "së dyerve të hapura" të NATO-s edhe pas samitit.
"Ne kemi punuar shumë në kontekst të Planit të Veprimit të Anëtarësimit për të ndihmuar Shqipërinë, kroacinë dhe Maqedoninë në përgatitjet e tyre për anëtarësim," tha në takim sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Shefer.
"Si në raundet e mëparshme të zgjerimit, vendimi i Bukureshtit do të jetë përfundimisht një vendim politik. Dhe këtu është një rol i qartë dhe me të vërtetë një përgjegjësi, për ju parlamentarët në këtë proces," u tha ai përfaqësuesve.
Ai shprehu besim se një vendim zgjerimi në Bukuresht nuk do t'i japë fund shtirjes së NATO-s dhe se anëtarët e Partneritetit për Paqe mund të vështrojnë përpara për t'u bërë anëtarë të plotë në të ardhmen.
Së bashku me këtë shfaqje mbështetjeje, Asambleja Parlamentare u kërkoi Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë të intensifikonin reformat në muajt e ardhshëm.
Një raport nga nënkomiteti i Asamblesë për aftësitë mbrojtëse dhe sigurimin e ardhshëm, tha se Shqipëria duhet të vazhdojë përmirësimin e rendit të ligjit, reformimin e forcave të veta të armatosura dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Maqedonia duhet të tregojë përparim të vazhdueshëm në reformat politike, ekonomike e të mbrojtjes dhe në rritjen e rendit të ligjit, thoshte raporti. Kroacia jo vetëm që duhet të mbajë qëndrueshmëri në përparimin e reformave por duhet të punojë gjithashtu për të përmirësuar mbështetjen për pranimin në NATO në opinionin publik.
Sipas nënkomitetit, përparimi në këto fusha do të rritë shanset e një ftese në 2008 për të treja vendet. "Anëtarësimi në NATO jo vetëm që do t'i bashkojë të sigurta këto tre vende brenda komunitetit evro-atllantik por do të krijojë shtysë politike për pjesën tjetër të rajonit për të shtyrë me forcë për reformë gjithashtu," thoshte raporti.
Të tre vendet u vlerësuan për kontributin në operacionet e NATO-s, veçanërisht në Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë (ISAF) të kryesuar nga NATO në Afganistan. Të gjithë ata marrin pjesë rregullisht në stërvitjet ushtarake me NATO-n dhe në të gjithë ata, reformat e mbrojtjes janë përqëndruar në ngritjen e forcave të vogla, profesionale e moderne, të zhvendosëshme që mund të punojnë në kontekstin e NATO-s.
Shumë bankoprova të reformës së mbrojtjes kërkuar nga NATO janë përmbushur, duke përfshirë ngritjen e dokumenteve strategjike kombëtare dhe ligjore si edhe ristrukturimin dhe pakësimin e forcave.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes