11/10/2007
Një komitet kongresional i SHBA ka kaluar një rezolutë jo-detyruese që i përshkruan vrasjet masive të armenëve në vitet finale të Perandorisë Otomane, si genocid. Ndonse rezoluta nuk ka forcën e ligjit, ajo ka ngjallur një reagim të mprehtë nga Turqia.
(The Washington Post, Washington Times, Reuters, AP, AFP, BBC, FT, The Guardian, Independent, VOA, Zaman - 11/10/07; New York Times, Reuters, VOA, BBC, International Herald Tribune - 10/10/07)
![]() Presidenti turk Abdullah Gul e denoncoi votimin si të "papranueshëm". [Getty Images] |
Komiteti i punëve të jashtme të Kongresit të SHBA kaloi një rezolucion të mërkurën (10 tetor) që përcakton vrasjet masive në krye të shekullit të 20-të të armenëve nga Turqia, si genocid. Masa e kritikuar nga zyrtarët e lartë si në Ankara dhe në Uashington, hap rrugën për një votim të plotë të Kongresit mbi projekt-ligjin jo detyrues.
Resolutioni 106 u miratua me 27-21 vota megjithë thirrjet nga presidenti i SHBA Xhorxh W. Bush, sekretarja e shtetit Kondoliza Rajs dhe sekretari i mbrojtjes Robert Gejts për të kundërshtuar masën.
"Ne të gjithë na vjen shumë keq për vuajtjet tragjike të populit armen që filluan në 1915," tha Bush në një vërejtje përpara votimit të së mërkurës. 'Ky rezolucion nuk është përgjigjia e duhur ndaj atyre vrasjeve masive historike dhe kalimi i tij do t'u bënte një dëm të madh marrëdhënieve tona me një aleat të rëndësishëm në NATO dhe në luftën globale ndaj terrorit."
Armenët i qëndrojnë asaj që 1.5 milion vetë prej tyre u masakruan nga turqit otomanë midis 1915 dhe 1917 në një orvatje për të t'i përzënë ata jashtë Turqisë lindore. Ndërsa pranon se mijra armenë vuajtën me të vërtetë gjatë kohrave të turbullta të Luftës së Parë Botërore, Turqia mohon me vendosmëri se ka ndodhur një genocid.
Qëndrimi i administratës së Bush është se Turqia dhe Armenia duhet të lihen të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do të lehtësonin pajtimin duke ju bashkuar debatit.
Projekt-ligji i paraqitur nga kongresmeni Adam Shif (demokrat, Kaliforni) dhe një numër ligjebërësish në fund të janarit, nuk është detyrues dhe më së shumti është simbolik. Allan Liçtman, një profesor i historisë në Universitetin Amerikan, spjegoi të mërkurën se masa të tilla nuk kanë fuqi të ndryshojnë ligjin apo politikën e SHBA.
"Një rezolutë jo-detyruese shpreh ndjenjat apo opinionin e Kongresit," i tha Liçtman Zërit të Amerikës. "Mund të jetë një dhomë e Kongresit apo të dy dhomat e Kongresit, por ajo aktualisht nuk ndryshon politikën pasi nuk ka forcën e ligjit."
Megjithatë, zyrtarët turq kishin shtyrë me forcë kundër miratimit të tij. Kalimi i tij nga komiteti të mërkurën ndezi një reagim të shpejtë.
"Miratimi prej komitetit i këtij rezolucioni ishte një masë e papërgjegjëshme që në një kohë tepër të ndjeshme do t'i bëjë marrëdhëniet me një mik dhe aleat dhe një partner strategjik të ushqyer gjatë brezave, më të vështira," tha ministria e jashtme turke në një deklaratë. Duke shprehur keqardhje rreth miratimit të projekt-ligjit, ndihmësi i sekretarit të shtetit të SHBA Nikolas Bërns tha se Rajs do t'u telefonojë krerëve turq të enjten për të spjeguar qëndrimin e SHBA.
"Shtetet e Bashkuara e njeh vuajtjen e madhe të popullit armen gjatë vrasjeve masive dhe përzëniet e detyruara në fund të Perandorisë Otomane," tha ai. "Ne mbështesim një llogaritje të plotë e të drejtë të mizorive që shkon deri në 1.5 milion armenë gjatë Luftës së Parë Botërore, që rezoluta 106 e Kongresit nuk e bën."
"Ne do t'u ngulisim qartë krerëve turq pakënaqësinë tonë të thellë, faktin që ne ju kundërvumë kësaj rezolute," tha Bërns.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes