02/10/2007
Pakënaqësi si me BE ashtu dhe me Shtetet e Bashkuara po rriten në Turqi. Por prirja është e e rikthyeshme në qoftë se merren hapat e duhur, thotë një ekspert në Fondin Gjerman Marshall.
Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 02/10/07
![]() Ministri i jashtëm turk Ali Babaçan ka thënë se terroristët e PKK në Irak dhe një rezolutë pezull në kongresin e SHBA rreth pretendimeve të genocidit armen janë çështjet kryesore që pengojnë marrëdhëniet strategjike midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara. [Getty Images] |
Turqit janë ftohur mjaft ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Evropës dhe ka një ndjenjë në ngritje tjetërsimi nga Perëndimi, sipas një ankete të botuar së fundmi nga Fondi Gjerman Marshall (GMF), një institucion i politikës publike me bazë në SHBA.
Studimi Prirjet Transatlantike 2007, zbuloi një rënie të vazhdueshme në mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin në BE dhe kritikën në rritje për udhëheqësimin global si të SHBA ashtu dhe BE. Ngrohtësia ndaj Shteteve të bashkuara ra nga 20 gradë në 2006, në 11 në 2007 sipas "shkallës së termometrit" me 100 pikë.
Turqit e rinj me moshë 18-24 vazhdojnë të tregojnë ndjenja më të ngrohta se sa mesatarja kombëtare si ndaj Shteteve të Bashkuara (15 gradë) dhe ndaj BE (28 gradë).
"Dy vjetët e fundit qenë veçanërisht të vështirë për Turqinë për shkak të problemeve të mëdha në politikën e jashtme, me paqëndrueshmërinë në Irakun fqinjë, rritjen e sulmeve nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe pezullimin e pjesshëm të bisedimeve të pranimit me BE," tha një ekspert i lartë i Turqisë në Fond, Ian Leser. "Unë ende besoj se kjo është një prirje e rikthyeshme. Me hapat e duhur nga Uashingtoni dhe Brukseli, kjo është e mundëshme," shtoi ai.
Një nga hapat më të rëndësishëm është të merret Turqia si një palë e kundërt serioze, tha ai, duke përmendur rëndësinë e vendit në perspektivën e BE.
"Populli turk i jep shumë rëndësi që shqetësimet e tij të trajtohen seriozisht nga amerikanët dhe evropianët. Uashingtoni dhe Brukseli duhet të theksojnë më me forcë rëndësinë e Turqisë si një aktor ndërkombëtar," tha Leser.
Ndonse 40% e të përgjigjurve ende e shohin anëtarësimin në BE si pozitive, mbështetja ka rënë në mënyrë të qëndrueshme. Shifra është 14% më e ulët se ajo e vitit të kaluar dhe 33% më pak se në 2004. Bisedimet e Turqisë me BE ndërkaq, janë penguar nga mosmarrëveshjet rreth Qipros dhe çështjeve të tjera dhe disa anëtarë të bllokut, veçanërisht presidenti francez Nikolas Sarkozi, kanë shprehur kundërshtim të hapur ndaj anëtarësimit turk.
Sipas sondazjit të GMF, mbështetja turke për NATO ka vazhduar gjithashtu të bjerë. Vetëm 35% e të anketuarve pranuan se NATO është thelbësore për sigurinë e vendit të tyre, krahasuar me 44% nga viti i kaluar dhe 53% në 2004. Analistët thonë se kjo është pjesë e një prirjeje të përgjithëshme midis vendeve anëtare të NATO-s, duke pasqyruar një konfuzion dhe mungesë dijenie në opinionin publik mbi rolin e ri të Aleancës kundër sfidave të reja të sigurisë.
Lidhjet me Shtetet e Bashkuara janë komplikuar nga pakënaqësia turke rreth terroristëve të PKK që veprojnë jashtë Irakut. Një shumicë turqish beson se shqetësimet e tyre nuk janë trajtuar siç duhet. Shumë akuzojnë gjithashtu vendet e Evropës për dhënien mbështetje PKK.
Sondazhi gjeti gjithashtu një ngritje në qëndrimet negative ndaj aktorëve politikë jo-perëndimorë në rajon. Ndjenjat pozitive ndaj Iranit fqinjë ranë në 30 gradë në termometër nga 43 vitin e shkuar. Të përgjigjurit e sondazhit kanë gjithashtu ndjenja "të mira" ndaj Rusisë (21 gradë) dhe Kinës (28 gradë) në shkallën 100-pikëshe.