OKB heton nënkryetarin e misionit të Kosovës

28/09/2007

Gjatë një konference shtypi këtë javë, Stivën Shçuk tha se ishte nën hetim për lidhje të ngushta të papërshtatëshme me zyrtarë të Kosovës, duke përfshirë të paditurin për krime lufte të OKB Ramush Haradinaj, dhe shpërdorime të tjera të dyshuara.

Nga Blerta Foniqi-Kabashi për Southeast European Times në Prishtinë - 28/09/07

photo

Ndihmësi i kreut të UNMIK Stivën Shçuk. [Dosje]

Ndihmës shefi i UNMIK Stivën Shçuk konfirmoi të mërkurën (26 shtator) se ishte nën hetim nga Zyra e Kontrollit të Brendshëm të OKB për shpërdorim të mundshëm. Ai tha se ndërsa Zyra nuk e kishte informuar atë personalisht rreth hetimit, ai qe vënë në dijeni të tij për shkak të disa intervistave të kryera me anëtarë të stafit të tij.

"Sipas informacionit që ja kam dalë të mbledh, hetimi lidhet me sjelljen time të dyshuar agresive, mosprofesionalizmin dhe marrëdhëniet e ngushta me ministrin e energjisë Ethem Çeku dhe ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe shtrihet në marrëdhëniet personale që mendohet se kam patur me disa gra nga Kosova dhe ato që punojnë me misionin e UNMIK," u tha Shçuk gazetarëve.

Komentet e tij erdhën gjatë asaj që ai e quajti konferencë shtypi personale. Ai theksoi se nuk po përfaqësonte ndonjë qëndrim zyrtar të UNMIK.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Gjëja e parë që unë jam fajtor është se dua punën time," tha Shçuk. "Gjëja e dytë është të qënët tepër pasionant për atë që bëj dhe e bëj atë me aftësitë e mija më të mira, duke mos vepruar si diplomat, duke qenë i përcaktuar për t'i gjetur gjërat të bëra, duke bërë miq e armiq, duke patur një tolerancë të ulët për çdo gjë që pengon Kosovën nga të bërët më mirë, duke mbështetur zgjedhjet dhe listat e hapura, duke mbështetur Projektin C si një kyç për prosperitetin e ardhshëm ekonomik të Kosovës dhe si një pjesë e përkrahje të gjithkujt në Komitetin Drejtues të Projektit duke përfshirë kryetarin e tij, ministrin Ethem Çeku."

Ai tha se kishte shumë respekt për punën e Haradinajt si kryeministër dhe "bashkëpunimin e tij shembëllor" me gjykatën e OKB për krimet e luftës e cila e paditi atë në mars 2005. Shçuk la jashtë mundësinë e dorëheqjes dhe këmbënguli se nuk do të lejonte akuzat të cënonin përgjegjësitë e tij dhe procesin e statusit.

Reaksioni në Kosovë ka qenë i përzjerë. Në një editorial të botuar të enjten, e përditëshmja lokale Express e gjykoi konferencën e shtypit të Shçuk fyese. "Ndoshta au besoi se ne besuam se çfar u thoshte ai dhjetra gazetarëve," shkroi kryeredaktori Berat Buzhala.

Duke shkruar në Zeri, megjithatë ministri i mjedisit dhe planifikimit hapsinor Ardian Gjini akuzoi median për deklarimin e Shçuk fajtor pa pritur të shihte në se dyshimet ndaj tij qenë të vërteta.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment