27/09/2007
Parlamenti maqedonas ishte në kaos të martën pasi një debat i nxehtë verbal midis partive qeverisëse dhe atyre të opozitës u shkallëzua në një rrahje. Partia më e madhe etnike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrimin, po refuzon tani të marrë pjesë në institucion.
Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup - 27/09/07
![]() (Nga e majta): Deputeti social demokrat Nikola Kjurçiev, Rafiz Aliti dhe Sadulla Duraku të BDI. [Tomislav Georgiev] |
Tensionet e zgjatura politkike shpërthyen në një rrahje në parlamentin maqedonas të martën (25 shtator). Kjo ndodhi në fund të një sesioni të ndezur lidhur me ndryshimet në kodin zgjedhor. Kryetari, Ljubisha Georgievski njoftoi një pushim pas një shkëmbimi të ashpër fjalësh midis kreut të Partisë për Prosperitetin Demokratik (PPD) Abdulhaxhi Vejseli dhe anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrimin (BDI). Menjëherë pas kësaj Vejseli u godit me grushta nga anëtari i BDI Sadulla Duraku.
PPD, një parti etnike shqiptare, është anëtare e koalicionit qeverisës të kryeministrit Nikola Gruevski. BDI është partia më e madhe që përfaqëson shqiptarët etnikë në vend.
Menduh Taçi, kreu i partisë së tretë etnike shqiptare, Partisë Demokratike të Shqiptarëve, u shfaq atëhere gjatë pushimit. Së bashku me disa anëtarë të partisë së tij, ai thuhet se sulmoi anëtaren e BDI Teuta Arifi, e cila kërkoi ndihmë mjekësore. Deri atëhere, gjysma e sallës së parlamentit ishte në kaos. Një gazetar nga televizioni A1 u qëllua me pëllëmbë nga njerëzit e sigurimit të BDI dhe një pjesëtar i ekipit të TV ALSAT u arrestua ndërsa filmonte ndërhyrjen e policisë jashtë godinës.
Të njëjtën mbrëmje policia kapi nëntë vetë që u gjendën në zotërim të dy pistoletave jashtë parlamentit. U gjendën gjithashtu pistoleta, automatikë dhe fishekë në makina.
Ditën tjetër, një kameraman i TV ALSAT u rrah nga policia në rrugën për në Tetovë. Ai kishte filmuar policinë teksa ndalonte një makinë që mbante dy anëtarë të parlamentit të BDI. Makina me deputetët u lejua të shkonte por policia sulmoi gazetarin dhe i theu atij kamerën. Sipas Spitalit të Qytetit në Shkup, personi ka dy brinjë të thyera dhe shembje në shpinë dhe gjoks.
BDI ka mbledhur tani një takim urgjent dhe vendosi të ngrijë pjesëmarrjen e vet në punën e parlamentit. Partia kërkoi gjithashtu formimin e një komisioni parlamentar për të hetuar incidentet. Opozita e Social demokratëve dhe Liberal demokratëve kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm, zëvendësministrit të brendshëm dhe të kryetarit të parlamentit.
Gruevski dënoi incidentet dhe u kërkoi krerëve të partive dhe deputetëve të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre paqësisht dhe në mënyrë demokratike. Pas takimit me krerët e disa partive ai tha se përparësia e parë është të qetësohen tensionet politike pas të cilit duhet të nisë një hetim.
Kreu i Partisë Social Demokratike, Radmila Shekerinska, megjithatë tha se takimi me Gruevskin nuk dha ndonjë rezultat. Ajo tha se partia e saj kishte paralajmëruar se situata në parlament qe shkallëzuar dhe se shumica parlamentare po provokonte telashe. Në vend që të frenonte ata që qenë përgjegjës, Gruevski thjeshtë u bë palë me ta, tha ajo.
Ngjarjet kanë tërhequr dënimin ndërkombëtar. BE paralajmëroi se gjendja pasqyrohet në imazhin e vendit dhe tregon nevojën për dialog të përmirësuar politik. NATO tha se trembja verbale e fizike në institucione është e papranueshme, veçanërisht në një kohë kur marrëveshja mbi reformat është pranë arritjes.
OSBE dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënuan sulmet kundër gazetarëve. Avokati i popullit ka nisur një hetim dhe ministria e brendëshme është zotuar të kryejë një hetim të brendshëm.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes