25/09/2007
Sali Berisha i Shqipërisë thotë se termocentralet janë rruga më e mirë për të përmbushur nevojat me energji të vendit. Por planet për të ndërtuar një strukturë të tillë në një destinacion kryesor turistik ka bërë të ankohen banorët lokalë.
Nga Erlis Selimaj për Southeast European Times në Tiranë -- 25/09/07
![]() Shqipëria varet nga hidrocentralet për energjinë e saj. [AFP] |
Gjatë dhjetvjeçarit të fundit, jeta në Shqipëri është bërë seriozisht e prekur nga mungesat e energjisë. Këtë verë, publiku u përball me deri në 12 orë prerje energjie në ditë, në kulmin e sezonit turistik.
Kryeministri Sali Berisha është zotuar për veprim. Ai thotë se as importet e energjisë dhe as përpjekjet për ruajtejn e saj nuk janë mjaft për të zgjidhur problemin dhe se struktura të reja duhen ndërtuar. "Unë mendoj se qeveria shqiptare duhet të planifikojë në buxhetin e vet fondet për një termocentral të ri çdo vit," tha ai.
Autoritetet kanë dhënë miratimin për një termocentral në portin jugperëndimor të Vlorës. Megjithatë, nisma ka ngjallur kundërshtim nga ambjentalistët dhe banorët lokalë.
Ndodhur në bregun adriatik, Vlora është një nga destinacionet më popullore të turizmit të vendit. Brigjet dhe lagunat e bukura si edhe monumentet e lashta e mesjetare e bëjnë atë një destinacion tërheqës udhëtimi. Vlora është gjithashtu e famshme për biodiversitetin e saj, verën, vajin e ullirit dhe peshkun.
Struktura termike do të ishte pjesë e një parku industrial që mbulon një sipërfaqe 560 hektarë, pranë disa lagunave të mbrojtura. Mbasi e gjithë zona e qytetit të Vlorës është 1,200 hektarë dhe zona industriale do të vendoset 1.5 km nga qendra brenda një zone banimi, banorët janë të merakosur rreth ndikimit negativ mbi jetën sociale dhe mbi potencialin e turizmit. Ambjentalistët ndërkohë, thonë se qëllimi kryesor i projektit nuk është të përmirësojë gjendjen e energjisë në vend por të lehtësojë eksportet jashtë.
"Megjithë sigurimet e qeverisë se termocentrali duhet të ofrojë një ilaç për gjendjen gjithnjë e më akute të të energjisë në Shqipëri, ka shenja se përmbushja e kërkesës së energjisë së Shqipërisë spikat vetëm si dytësore ndaj eksportit të elektricitetit në tregun evropian të energjisë, veçanërisht tregun italian," thotë Aleksandër Mita, përfaqësues i Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës.
Autoritetet shqiptare dhe institucionet financiare ndërkombëtare thonë se duhen marrë masa për të kufizuar ndikimin dhe se centrali duhet të respektojë standardet mjedisore të BE.
Centrali pritet të ketë një prodhim vjetor prej 97 megavatësh. Kostot e ndërtimit janë llogaritur në rreth 110 milion euro. Për të mbuluar shpenzimet, Korporata Energjitike Shqiptare do të marrë një kredi 40 milion euro nga EBRD. Banka Botërore dhe Banka Evropiane e Investimeve do të mbulojnë gjithashtu një pjesë të shpenzimeve.
Në këtë çast, Shqipëria mund të përmbushë vetëm gjysmën e nevojës së saj për elektricitet. Rreth 90% e saj është mbuluar nga hidrocentralet dhe ky prodhim varet nga kushtet e motit. Përveç termocentraleve të reja, qeveria do që të ndërtojë tetë struktura të reja, të vogla hidrocentralesh.
Berisha erdhi në pushtet në 2004 dhe një nga premtimet e fushatës së bërë nga Partia Demokratike, ishte të zgjidhej kriza energjitike. Tani, tre vjet më pas, Berisha thotë se një thatësirë e ashpër e ka bërë këtë të vështirë.
Nuk më vjen keq që nuk kam përmbushur premtimet," tha Berisha. "Po të mos kishim patur këtë thatësirë, premtimet do të qenë përmbushur. Shqiptarët e dinë se ne nuk kemi patur kurrë një thatësirë si kjo. Por ne po punojmë në zgjidhjen e problemit duke financuar projekte të ndryshme në fushën e energjisë."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes