Maqedonia përshëndet njohjen e emrit kushtetues nga Kanadaja

21/09/2007

Vendimi i Kanadasë për të përdorur emrin kushtetues të Maqedonisë në marrëdhëniet e ndërjsellta me vendin ballkanik u përshëndet në Shkup të enjten, por jo nga Greqia e cila kundërshton që fqinji i vet të mos quhet ndryshe veç Ish REpublika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM).

(AFP, AP, Reuters, DPA, Bloomberg, The Canadian Press, MIA, Makfax, MRT, Balkan Investigative Reporting Network, Xinhua, Dnevnik.bg - 20/09/07)

photo

Ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis pritet të flasë me homologun e saj kanadez dhe t'i përvcjellë pakënaqësinë e qeverisë greke. [Getty Images]

Zyrtarët maqedonas përshëndetën të enjten (20 shtator) vendimin e Kanadasë për të njohur vendin e tyre nën emrin kushtetues, Republika e Maqedonisë, ndërsa autoritetet greke u zotuan të protestojnë ndaj masës.

Emri i Maqedonisë është çështja më e diskutueshme në marrëdhëniet midis Shkupit dhe Athinës. Greqia këmbëngul që fqinjit të saj duhet t'i referohet vetëm si Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM), emri nën të cilin ajo u pranua në OKB në 1993.

Megjithse organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë BE dhe NATO ndjekin parimin, 117 vende në botë e njohin vendin ballkanik me emrin e vet kushtetues. Bullgaria, vendi i parë që e njohu Maqedoninë si shtet rë pavarur, të gjitha ish republikat jugosllave si edhe anëtarët permanentë të Këshillit të Sigurimit Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, janë midis këtyre vendeve.

Kanadaja vendosi të bashkohet me grupin të mërkurën. Ajo do të përdorë emrin kushtetues të Maqedonisë në marrëdhëniet e ndërsjellta me vendin, por, siç thuhet, do të vazhdojë t'i referohet atij si FYROM në komunikimet ndërkombëtare.

"Ne jemi informuar nga ambasada jonë se Kanadaja ka njohur Maqedoninë nën emrin e vet kushtetues," tha kryeministri Nikola Gruevski në vërejtjet e tij në radion shtetërore maqedonase të enjten. "Ky është një lajm i mrekullueshëm për ne dhe ne e përshëndesim këtë masë."

Grekët megjithatë, nuk qenë dakord. "Ne nuk jemi të kënaqur me këtë vendim," tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Jorgos Kumutsakos . "Është vetëm e natyrshme që qindra mijra grekë që jetojnë në Kanada të jenë gjithashtu të pakënaqur me këtë vendim." Sipas një raporti të Reuters, reagimi midis disa anëtarëve të disaporës greke në Kanada tregoi se Kumutsakos kishte të drejtë.

"Grekët [në Kanada] duken të zemëruar," dhe po planifikojnë të protestojnë ndaj masës, Reuters citonte Xhim Karigianis, një anëtar i parlamentit me origjinë greke, të thoshte.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ministrja e jashtme greke Doprta Bakojanis pritet të ngrejë çështjen gjatë bisedimeve të saj të dielën me Methju Nimetz, ndërmjetësi i OKB për çështjen e emrit të Maqedonisë, gjatë vizitës së saj në Nju Jork për një veprimtari të sponsorizuar nga OKB mbi ndryshimin e klimës.

Greqia, e cila ka një krahinë në veri që quhet Maqedoni, shprehu kundërshtime ndaj përdorimit prej fqinjit të këtij emri, menjëherë pasi ai deklaroi pavarësinë në fund të 1991, duke u trëmbur nga pretendime të mundëshme territoriale.

Në 1995, të dy vendet nënshkruan një Marrëveshje të Brendëshme ku zotoheshin të vazhdonin përpjekjet për të zgjidhur çështjen, gjë që e lejoi Maqedoninë të bashkohej me një numër organizatash ndërkombëtare jashtë OKB, të tilla si OSBE dhe Këshilli i Evropës, si FYROM. Maqedonia është aktualisht një kandidate zyrtare e BE, një anëtare e programit të Partneritetit për Paqe të NATOs- dhe shpreson të ftohet të bashkohet me Aleancën vitin e ardhëshëm.

Gjatë fushatës përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës, kryeministri grek Kostas Karamanlis sugjeroi se Athina do të bllokojë hyrjen e Shkupit si në BE dhe në NATO deri sa të zgjidhet çështja e emrit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment