13/09/2007
Mbetjet fosile të një xhirafe të lashtë, antilopëve, rinocerontëve, një tigri dhëmbë-shpatë, mastodonëve dhe kafshëve të tjera të mëdha janë gjetur pranë një fshati në Maqedoninë lindore.
Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 13/09/07
![]() Mbetjet datohen nga pesë në dhjetë milion vjet. [Tomislav Georgiev] |
Një xhirafë parahistorike e zbuluar në Maqedoninë lindore më parë gjatë verës, është e para që gjendet në Evropë, sipas paleontologëve. Kafsha e lashtë ishte midis një sërë mbetjesh fosile që datohen nga pesë në dhjetë milion vjet më parë.
Gjetur jashtë fshatit Stamer, pranë Delçevo, fosilet dëshmojnë se antilopat, rinocerontët parahistorikë, tigrat dhëmbë-shpatë dhe mastodonët kanë rrojtur dikur në trojet e Evropës, ashtu si edhe xhirafa. Të tilla prova do të ndihmojnë gjithashtu në gjurmimin e evolucionit të homo sapiens, i cili besohet ta ketë origjinën në Afrikë rreth 200,000 vjet më parë dhe që migroi më pas në Evropë dhe Azi.
"Ne i gjetëm mbetjet fosile në disa vende pranë Stamer, dhe më tepër gjetje priten," tha paleontologu Denis Geraads i Laboratorit të Evolucionit të Njeriut të Qendrës Kombëtare të Kërkimit Shkencor në Paris.
"Në vendin e parë ne gjetëm mbetje të një xhirafe parahistorike, e para gjetje e tillë në Evropë. Kjo është një gjetje e rëndësishme dhe ne shpresojmë të gjejmë më shumë specie në këtë vend," tha Geraads.
Sipas Nikolaj Spasov të Muzeumit Kombëtar të Historisë Natyrore në Sofje, vendi në Stamer përmban mbetje nga periudha e Miocenit të Vonë. Xhirafa e zbuluar, thotë si, përfaqëson stërgjyshin e xhirafave të sotme afrikane. Pesha e kafshëve të sotme është mesatarisht deri në 1 ton, ndërsa specia maqedonase peshonte rreth dy ton, ishte më e shkurtër dhe kishte brirë.
Gërmimet fillestare kanë filluar që nga marsi kur një inxhinier miniere, Ljube Mitevski, gjeti eshtrat dhe ua dha ato shkencëtarëve.
Gërmime të reja intensive nisin këtë muaj. Ministria maqedonase e kulturës po jep fonde për gjurmimin e vendit. Ministria e mjedisit dhe planifikimit fizik e ka siguruar vendin dhe e ka vënë atë nën masa të përkohshme. Masat e vëzhgimit të përhershëm janë njoftuar për të penguar gërmimet e paligjshme, një problem i vazhdueshëm në Maqedoni.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes