Studimi gjen se përfitimet e BE-së tejkalojnë kostot për Kroacinë

11/09/2007

Anëtarësimi në BE nuk do të arrihet lehtë për Kroacinë. Megjithatë populli mund të shpresojë për paga më të mira dhe më shumë vende pune, parashikon një raport.

Nga Natasha Radic për Southeast European Times në Zagreb –11/09/07

photo

Kroacia shpreson të marrë një ftesë për të hyrë në BE në vitin 2009. [AFP]

Sipas një raporti të Institutit Ekonomik në Zagreb, antarësimi në BE do t'i kushtojë Kroacisë 1.6 miliard euro çdo vit. Në të njëjtën kohë, publiku do të ndjejë menjëherë përfitimet e integrimit evropian, në formën e pagave më të larta dhe reduktimit të papunësisë.

Analiza prej 1,500 faqesh, e publikuar gjatë verës, jep në detaje impaktin e mundshëm ekonomik të hyrjes në bllok. Ajo parashikon standarde më të larta të jetesës dhe rritjen e industrive kryesore -- përveç tregtisë dhe turizmit -- menjëherë pas vitit 2009, kur Kroacia shpreson të marrë një ftesë.

Sipas studimit, norma e papunësisë do të ulet në 10% mbas aderimit, nga ajo që është tani prej 16%. PKB e vendit do të rritet, pasi do të rritet gjithë ekonomia. Monedha kombëtare do të mbetet e qëndrueshme, hyrjet e investimeve të huaja direkte do të rriten dhe çmimet do të mbeten të qëndrueshme, me një rritje maksimale prej 1.4%.

Kroatët do të fitojnë më shumë dhe do të shpenzojnë më shumë, por ushqimi, veshjet, artikujt ushqimorë nuk do të bëhen më të shtrenjtë, zbuloi studimi. Megjithatë, shtëpitë verore në bregdet janë një përjashtim. Çmimet e tyre priten të rriten pasi të liberalizohet tregu i pronave të patundshme.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Të tilla studime u kryen nga vende të tjera të BE-së menjëherë para raundit të tyre përfundimtar të negociatave me Brukselin, u shpreh drejtoresha e Insitutit Sandra Svaljek. Në veçanti, një studim i kryer në Poloni shërbeu si një model për raportin kroat.

Disa nga përfitimet e aderimit në BE mund të shikohen edhe tani, gjatë procesit të aderimit, u shpreh kryenegociator i Kroacisë për BE-në Vladimir Drobnjak. Anëtarësimi nuk do të sjellë vetëm një standard më të mirë jetese dhe paga më të larta, por do t'i japë vlera shtesë strukturës politike dhe sociale të Kroacisë. "Kjo vlerë është e pamatshme," u shpreh Drobnjak.

Megjithëse e gjithë tabloja është rozë, raporti pranon se disa sektorë do të përballen me sfida. Midis tyre janë bujqësia dhe industria e peshkimit. Subvencionet e shtetit do të eliminohen mbas aderimit dhe fondet e BE-së do të duhet të mjaftojnë në mënyrë që bujqësia kroate të jetë konkurruese në tregun e BE-së.

Reformat do të jenë të nevojshme. Shteti ka përgatitur tashmë një strategji në bujqësi me qëllim lehtësimin e tranzicionit në një treg të integruar të BE-së, me kuota kombëtare për çdo produkt.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment