Qeveria ul TVSH-në në Maqedoni

06/09/2007

Si pjesë e përpjekjeve për të rritur standardet e jetesës, administrata e Gruevski ka ulur TVSH-në në ilaçe, kompiutera, softe, panelet diellore dhe transportin publik.

Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup - 06/09/07

photo

Receta priten të kushtojnë më pak si rezultat i uljes së TVSH-së. [Getty Images]

Qeveria maqedonase ka vendosur të uli TVSH-në në disa kategori produktesh nga 18% në 5%. Ulja zbatohet për ilaçet, mallra të zgjedhura mjekësore, kompiutera, softe kompiuterik, panele diellore dhe transportin publik.

"Me një TVSH më të ulët, ne po ndërmarrim një hap të ri në realizimin e premtimeve tona zgjedhore," u shpreh kryeministri Nikola Gruevski. "Ne kemi gjetur një mënyrë për të rritur buxhetin dhe forcuar ekonominë."

Menjëherë mbas deklaratës, farmacitë e shumicës shpallën çmime më të ulta. "Veprimi i qeverisë është për tu mirëpritur. Çmimet e ilaçeve do të jenë më të lira me 10%," u shpreh Blagoja Mehandziski, drejtoresha e administrimit të një nga rrjetet kryesore të shumicës dhe pakicës në Maqedoni, Zegin.

"Duke ulur TVSH-në nga 18% në 5% do të ndikojë pozitivisht në çmimet e recetave," u shpreh drejtori i Byrosë së Ilaçeve, Ilko Zahariev.

Ulja e TVSH-së do ti bëjë gjithashtu kompiuterat personal, softet kompiuterike dhe panelet diellore më të lejueshme për tu blerë nga maqedonasit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në një përpjekje për të mbrojtur ambjentin, qeveria ka për qëllim të rregullojë çmimet e paneleve për të nxitur përdorimin e tyre. Megjithëse Maqedonia ka periudha të gjata me diell, panelet diellore janë përdorur rallë për shkak të kostove të larta të tyre -- mbi 1,000 euro.

Qeveria ka premtuar ndihmë të mëtejshme financiare për ata që do ti blejnë ato. Blerësit do të marrin një pagesë prej rreth 300 euro nga buxheti i qeverisë.

Transporti publik është i prekur gjithashtu nga ulja e TVSH-së. Sidoqoftë, Ndërmarrja e Transportit Publik të Shkupit (JSP Skopje) u shpreh se impakti mbi biletat do të jetë i vogël.

"Kjo masë do të ndihmojë vetëm të uli kostot e larta të mjeteve të vjetëruara. Ne nuk kemi llogaritur akoma nëse dhe sa do të ulim çmimet," u shpreh JSP Skopje.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment