Një pikë e re referimi për kryeqytetin e Kroacisë

05/09/2007

Megjithëse Krocia e konsideron veten e saj si një komb i orientuar drejt sporteve, është e karakterizuar nga mungesa e kapaciteteve. Arena e Zagrebit -- ndërtesa më e madhe e sporteve që do të ndërtohet në kryeqytet -- do të ndihmojë në ndyshimin e kësaj.

Nga Natasa Radic për Southeast European Times në Zagreb - 05/09/07

photo

Një model i Arenës së Zagrebit. [Trigranit]

Periferia e Laniste në Zagreb është bërë vendi më i madh i ndërtimit në Kroaci. Arena e Zagrebit prej 87 milion euro, që pritet të shërbejë si vendi kryesor i Kampionatit Botëror të Hendbollit 2009, është më e madhja e ndërtuar atje. Kur të përfundojë, do të dominojë pamjen e hyrjes jugore në qytet.

Firma hungareze Trigranit dhe kompania kroate Ingra janë zgjedhur të ndërtojnë arenën. Qeveria kroate dhe qyteti i Zagrebit po japin financimin. Ndërtimi filloi në fund të korrikut dhe pritet të zgjasë 15 muaj. Kryetari i bashkisë Milan Bandiç u shpreh se ndërtimi do të vazhdojë dhe gjatë natës, me ndriçimin e reflektorëve, në mënyrë që projekti të përfundojë sipas programit.

Arena është ndërtesa e parë e sporteve e kësaj madhësie e ndërtuar në Zagreb dhe pritjet janë të larta. Kroatët e konsiderojnë veten se janë një komb i orientuar drejt sporteve, por vendi ka mungesë sallash dhe stadiumesh sporti të afta të mirëpresin ngjarje ndërkombëtare.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sipas kryeministrit Ivo Sanader, suksesi i sportistëve kroatë ka bërë të mundur fillimin e një projekti të tillë. "Arena do të jetë një stoli e Zagrebit, dhe një falenderim i madh i takon ekipit të hendbollit të Kroacisë," u shpreh Sanader në ceremoninë e fillimit të punimeve në fillim të verës.

Menjëherë pasi Kroacia fitoi si vendi organizues i Kampionatit Botëror të Hendbollit, qeveria filloi planin e përgatitjes së kësaj ngjarje. Ishte e qartë se duhej të ndërtohej një ndërtesë e re. Kampionati pritet të mbledhë më shumë se 15,500 tifozë dhe Arena e Zagrebit do të ketë një kapacitet prej 16,000 vendesh.

Projekti dhe modeli tredimensional i treguar para publikut premton një ndërtesë impresive dhe moderne. Ekipi menaxhues i projektit zhvilloi një tur në Europë duke parë arena dhe duke mbledhur këshilla dhe ide për Zagrebin.

Mbas kampionatit, arena do të përdoret për një mori aktivitetesh -- futboll, hendboll, basketboll, koncerte, ekspozita, panaire dhe kongrese. Ndërtesa përfaqëson fazën e parë për të ardhmen e Kompleksit të Arenës, e menduar të bëhet qendra më e madhe për blerje dhe argëtim në Kroaci.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment