04/09/2007
Me Demokracinë e Re akoma në krye të sondazheve, partitë e vogla duket se kanë përfituar më shumë nga vuajtjet e publikut.
Nga George Anagnostopoulos për Southeast European Times në Athinë - 04/09/07
![]() Një fjollë tymi ngrihet mbi një kamion zjarrfikës në djegie në fshatin Artemida në gadishullin e Peloponezit . [Getty Images] |
Flamuri grek lëkundet në gjysëm shtizë mbi ndërtesat publike, mbas vdekjes së fundit gjatë pesë ditëve zjarresh shkatërruese që arriti numrin 65. Me ndihmën e 13 vendeve, zjarret më në fund janë ndaluar.
Duke marrë parasysh shtrirjen e fatkeqësisë, shumë presin pasoja të rëndësishme politike. Mijëra humbën shtëpitë e tyre pasi u dogjën fshatrat. Flakët shkatërruan 500,000 hektarë pyje e ferma si dhe më shumë se 4.5 milion pemë ullinj. Kafshë shtëpiake të panumërta ngordhën. Ky ferr, më i keqi që ka parë vendi në një shekull, erdhi vetëm disa javë para zgjedhjeve të përgjithshme të përkohshme të planifikuara për në 16 shtator.
Ndërsa kryeministri Kostas Karamanlis dhe partia e tij qeverisëse Demokracia e Re (ND) fajësuan zjarrvënësit dhe "terroristët e ambjentit", partitë në spektrin politik fokusuan zemërimin e tyre ndaj menaxhimit të krizës nga qeveria, duke e akuzuar për paaftësi.
Sidoqoftë, sondazhet e realizuara mbas zjarreve flasin të gjitha për një fenomen interesant. Pavarësisht kritikave, ND qëndron në krye, kudo me një avantazh prej 0.7% deri në 3.5%.
Të njëjtat sondazhe sugjerojnë se dy të tretat e popullsisë nuk janë të kënaqura me menyrën se si u manaxhuan zjarret dhe një nga dy mendon se është kryesisht faji i qeverisë. Pavarësisht nga kjo, partia qeverisëse ka humbur vetëm një ose dy pikë në përqindje.
PASOK, partia kryesore opozitare, nuk duket se ka përfituar politikisht nga situata. Ajo qeverisi vendin për më shumë se një dekadë para se të mundej nga ND në mars të vitit 2004 dhe është fajësuar se ka neglizhuar amendimin e ligjeve të mbrojtjes së dobët të mjedisit ndërsa ishte në qeverisje.
Duke përfituar nga zemërimi i publikut, ekstremistët e krahut të djathtë dhe partitë e tjera dytësore duket se po bëjnë më të mirën nga kjo situatë aktuale, duke ngjallur shqetësimin se ata mund të hyjnë në parlament për herë të parë.
Partitë e vogla janë midis më të favorizuarave. Kur pyeten, shumë votues nga të dyja partitë kryesore duken se kanë lëvizuar drejt partive të vogla të krahut të majtë dhe të djathtë, ndërsa rreth 11% janë të pavendosur.
"Këto zjarre kanë bërë që popullariteti i partive të vogla të rritet," një artikull i të martës (4 shtator) i të përditshmes britanike Independent citoi të thoshte Dimitris Sotiropoulos, një analist i lartë i institutit rajonal Eliamep. "Ky është rezultati i paaftësisë të shtetit për të parandaluar zjarret dhe pastaj të merret me ato dhe në përfundim të zgjidhë situatën."
Emailet që qarkullojnë gjerësisht dhe komentetet e blogjeve po i bëjnë thirrje popullit të votojë për këdo por jo për partitë kryesore. Këto thirrje shprehin një ndjenjë të përgjithshme midis grekëve se nuk është vetëm faji i qeverisë aktuale që nuk ka infrastrukturë për menazhimin e këtyre zjarreve. Për më tepër shumë besojnë se kjo ishte po ashtu një dështim i qeverive të kaluara .
Politikisht, kjo do të thotë se pesë parti mund të hyjnë në parlament. Greqia mund ta gjejë veten me një qeverisje të dobët, e varur nga aleancat me forcat e vogla politike.
Korrespondentja e Southeast European Times Svetla Dimitrova kontribuoi për këtë artikull.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes