Presidenti Gul miraton kabinetin e ri turk

30/08/2007

Detyra e parë e shefit të ri të shtetit ishte miratimi i listës të ministrave të paraqitur tek ai nga kryeministri Rexhep Tajiip Erdogan.

Nga Ahmet Gormez për Southeast European Times në Ankara - 30/08/07

photo

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan drejton takimin e tij të parë të kabinetit të ri në Ankara të mërkurën (29 gusht). [Getty Images]

Pasi shefi i ri i shtetit të Turqisë, Abdullah Gul, u zhvendos në Pallatin Presidencial, detyra e parë që e pret atë ishte miratimi i kabinetit të ri. Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan e ka paraqitur atë dy javë më përpara paraardhësit të Gul, Ahmet Nexhdet Sezer. Por presidenti në ikje nuk pranoi ta merrte në shqyrtim, duke thënë se kjo detyrë do të ishte më mirë ti lihej kujtdo që do ta pasonte atë në detyrë.

Një ditë mbasi parlamenti zgjodhi Gul, aleati i tij i afërt Erdogan i paraqiti atij listën e ministrave. Takimi i tyre zgjati një orë. Mbas takimit, kryeministri u shpreh se ka propozuar një kabinet stabiliteti.

"Unë i kam zgjedhur ministrat e mij në mënyrë që të na ndihmojnë në arritjen e qëllimeve tona për të ardhmen. Pikëpamja ime ishte të rruanim vazhdueshmërinë dhe dinamizmin," u shpreh Erdogan. "Në epokën e re ne do të punojmë për më shumë liri dhe mirëqënie. Prioriteti ynë do të jetë mbrojtja e qëndrueshmërisë. Ne kemi formuar një grup të ri të fortë me ish-ministra dhe ministra të rinj."

Kabineti do të paraqitet në Parlament të mërkurën (5 shtator) për votimin e besimit. Qeveria ka nevojë vetëm për një shumicë të thjeshtë dhe partia në qeverisje AKP -- e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme të 22 korrikut -- ka 341 nga 500 vende gjithsej.

Qeveria e re e Erdoganit përbëhet nga 24 ministra, plus kryeministrin. Tetë nga anëtarët e kabinetit -- Mustafa Yazicioglu, Mehmet Simsek, Faruk Celik, Nazim Erken, Hayati Yazici, Veysel Eroglu, Zafer Caglayan dhe Ertugrul Gunay – janë të rinj.

Ali Babacan, më para ministri i shtetit përgjegjës për çështjet ekonomike, është caktuar si ministri i ri i jashtëm, duke marrë detyrën e lënë bosh nga Gul. Babacan do të vazhdojë punën e tij si negociatori shef midis Turqisë dhe BE-së.

E vetmja grua në kabinet, ministrja e shtetit për punët e grave dhe fëmijëve Nimet Cubukcu, do të vazhdojë ta mbajë detyrën e saj. Ndërkohë tre ministra të mëparshëm -- Atilla Koç, Abdulkadir Aksu dhe Osman Pepe – nuk siguruan një vend në qeverinë e re të Erdoganit.

Lista e plotë e ministrave është si më poshtë:

  • Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan
  • Zëvendës-kryeministër dhe Ministër Shteti Cemil Cicek
  • Zëvendës-kryeministër dhe Ministër Shteti Hayati Yazici
  • Zëvendës-kryeministër dhe Ministër Shteti Nazım Ekrem
  • Ministër Shteti Mehmet Aydin
  • Ministër Shteti Murat Basesgioglu
  • Ministër Shteti Kursad Tuzmen
  • Ministër Shteti Nimet Cubukcu
  • Ministër Shteti Mehmet Simsek
  • Ministër Shteti Mustafa Sait Yazicioglu
  • Ministri i Jashtëm dhe Shefi i negociatorëve Ali Babacan
  • Ministri i Mbrojtjes Vecdi Gonul
  • Ministri i Transporteve Binali Yildirim
  • Ministri i Punës dhe Sigurisë Sociale Faruk Celik
  • Ministri i Industrisë dhe Tregtisë Zafer Caglayan
  • Ministri i Shëndetësisë Rexhep Akdag
  • Ministri i Kulturës dhe Turizmit Ertugrul Gunay
  • Ministri i Punëve Publike dhe Rregullimit Faruk Nafiz Ozak
  • Ministri i Mjedisit dhe Pyjeve Veysel Eroglu
  • Ministri i Drejtësisë Mehmet Ali Sahin
  • Ministri i Bujqësisë dhe Punëve Rurale Mehmet Mehdi Eker
  • Ministri i Arsimit Huseyin Celik
  • Ministri i Brendshëm Besir Atalay
  • Ministri i Financave Kemal Unakitan
  • Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Hilmi Guler
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading