Qeveria serbe shënon 100 ditë në detyrë

29/08/2007

Administrata e re ka arrestuar të dyshuar për krime lufte dhe kontrabandistë cigaresh, ka rifilluar bisedimet me BE-në dhe ka kundërshtuar vendosmërisht pavarësinë e Kosovës. Sidoqoftë, standartet e jetesës mbeten të ulta.

Nga Igor Jovanovic për Southeast European Times në Beograd – 29/08/07

photo

Kryeministri Vojisllav Koshtunica deklaroi se detyrat kryesore të qeverisë janë bashkëpunimi me gjykatën e Hagës, vazhdimi i procesit të integrimit në BE, frenimi i krimit dhe korrupsionit si dhe rritja e standarteve të jetesës. [Getty Images]

Qeveria serbe aktuale ka qenë në detyrë që prej 15 majit. Ajo është formuar katër muaj mbas zgjedhjeve, mbas negociatave të zgjatura midis të ashtuquajturit "bllok demokratik" -- Partia Demokratike (DP) e Presidentit Boris Tadiç, Partia Demokratike e Serbisë e Kryeministrit Vojisllav Koshtunica dhe G17 Plus. Ndërkohë që Koshtunica morri detyrën si kryeministër për herën e dytë, shumica e posteve të kabinetit shkuan për DP, anëtari më i fortë i koalicionit qeveritar.

Mbasi qeveria mori detyrën, Koshtunica u shpreh se detyrat kryesore të qeverisë janë bashkëpunimi me gjykatën e Hagës, vazhdimi i procesit të integrimit në BE, frenimi i krimit dhe korrupsionit si dhe rritja e standarteve të jetesës. Deri tani, janë arritur disa prej këtyre objektivave.

Shpejt mbasi ishte formuar kabineti i ri, dy të arratisurit e kërkuar nga prokurorët e OKB-së u arrestuan dhe u ekstraduan në Hagë. Ish-oficeri i ushtrisë boshnjake serbe Zdravko Tolimir u arrestua në Republikën Srpska, ndërsa ish-komandanti i policisë serbe Vlastimir Xhorxhjeviç u arrestua në Malin e Zi. Forcat e sigurisë serbe morrën pjesë në të dyja arrestimet.

Si përgjigje, BE rifilloi bisedimet e Marrëveshjes së Stabilizimit e Shoqërizimit (SAA) me Serbinë më 13 qershor. Negociatat ishin pezulluar në maj 2006 falë mungesës së Beogradit për bashkëpunim me gjykatën -- në veçanti, dështimin e saj për të dorëzuar ish-komandantin ushtarak boshnjak serb Ratko Mlladiç.

Raundi përfundimtar i bisedimeve do të zhvillohet në shtator, por bashkëpunimi i plotë me gjykatë mbetet një kusht për firmosjen e SAA-së. Deri tani, Mlladiç është akoma në kërkim.

100 ditët e para të qeverisë u mbajtën mend për arrestimin e të dyshuarve për kontrabandë cigaresh gjatë viteve 1990. Dy të dyshuarit kryesor, akoma në kërkim, janë vejusha dhe djali i ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç.

Deri tani, është parë përparim i vogël në përmirësimin e standarteve të jetesës. Duke pasur frikë nga inflacioni, Bankës Kombëtare e Serbisë ju desh të zbatonte masa të rrepta që u kritikuan nga bankat tregtare në Serbi. Çmimet për shtëpitë, energjinë elektrike, bukën dhe qumështin u rritën, duke çuar në shtrëngimin e familjeve në një vend ku paga mesatare mujore është 300 euro. Vonesa në formimin e qeverisë mbas zgjedhjeve i kushtoi shtrenjtë Serbisë. Midis trazirave politike -- të cilat përfshinë një perudhë të shkurtër të ultranacionalistit Tomisllav Nikoliç si kryetar parlamenti -- investimet e huaja u ulën befas dhe priten të jenë shumë poshtë shifrës prej 3 miliard euro të vitit të kaluar.

Por në frontin diplomatik, administrata e Koshtunicës ka arritur sukses. Me ndihmën e Rusisë, një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka mundur të shmangë një projekt-rezolutë të bazuar në planin e statusit të paraqitur nga ish-dërguari i OKB-së Marti Ahtisari. Shumë prisnin që statusi i Kosovës të ishte vendosur deri tani, me rezultat pavarësinë e mbikqyrur nga ndërkombëtarët. Në vend të kësaj po zhvillohet një raund i ri negociatash.

Me Beogradin dhe Prishtinën që vazhdojnë akoma të kundërshtohen, rezultati i këtyre bisedimeve është i paqartë. Për më tepër, koalicioni qeverisës është i ndarë lidhur me menyrën se si çështja po manazhohet nga Koshtunica dhe DPS e tij. Ministrat e DPS-së kanë akuzuar NATO, se ka plane për një eksperiment të ndërtimit të shtetit në Kosovë. DP e Tadiç deklaroi se sulme të tilla janë antiproduktive.

Sipas Nada Kolundzija e DP-së, abuzimi me çështjen e Kosovës për qëllime partizane ka dëmtuar seriozisht interesat e Serbisë. Sipas Kolundzija, Beogradi duhet të punojë për fitimin e sa më shumë vendeve të mundshme, jo të armiqësimit me to.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading