Disa orë para votimit presidencial, ushtria turke lëshon paralajmërim të fortë

28/08/2007

Mesazhi i zakonshëm i Ditës së Fitore nga shefi i shtabit të përgjithshëm të Turqisë erdhi tre ditë para festës aktuale dhe para një votimi parlamentar për kreun e ri të shtetit.

Nga Ahmet Gormez për Southeast European Times në Ankara - 28/08/07

photo

"Për fatin e keq, çdo ditë në mënyra të ndryshme shfaqen plane të fshehta që kanë për qëllim të prishin përparimet moderne dhe të shkatërrojnë laicitetin dhe strukturën demokatike të republikës së Turqisë," Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Jasar Bujukanit (në të djathtë), shkruan në faqen e internetit të ushtrisë. [Getty Images]

Forcat e "këqija" po përpiqen të minojnë laicitetin në Turqi, u shpreh shefi i shtabit të përgjithshëm në vend në mesazhin e të hënës (27 gusht) me rastin e Ditës së Fitores.

"Kombi ynë ka vëzhguar sjelljen e separatistëve të cilët nuk mund të durojnë strukturën unike të Republikës Turke dhe qendrat e të keqes po përpiqen të shkatërrojnë sistematikisht strukturën laike të vendit," u shpreh Gjenerali Jasar Bujukanit. "Forcat e armatosura turke, po ashtu si kanë bërë deri tani, nuk do të lëkunden nga pozicioni i tyre i vendosur dhe nga detyra e tyre për të mbrojtur dhe vëzhguar mbi Republikën Turke demokratike dhe laike."

Në një dalje të pazakontë, deklarata e shprehur ashpër erdhi tre ditë para Ditës së Fitores, e cila festohet më 30 gusht dhe vetëm disa orë të martën para se parlamenti ishte programuar të votonte përsëri mbi presidentin e ri.

Ministri i jashtëm Abdullah Gul, kandidati për president i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim që është në qeverisje, ka fituar tashmë dy raunde votimi, ndërsa nuk ka arritur për pak të fitojë shumicën e nevojshme prej dy të tretash. Sidoqoftë, në raundin e tretë, ai ka nevojë vetëm për një shumicë të thjeshtë për të fituar.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Elita laike e Turqisë dhe udhëheqja ushtarake kanë shprehur hapur alarmin e tyre për sa i përket AKP-së, e cila ka rrënjë në Islamin politik, që mund të fitoj kontrollin e presidencës. Kur kandidoi në fillim Gul në prill, ushtria lëshoi një deklaratë duke shprehur mbrojtjen e laicitetit. Kriza politike që rezultoi çoi Turqinë në zgjedhje të parakohshme, të cilat AKP i fitoi lehtësisht.

Ushtria ka një memorie të gjatë me ndërhyrjen në politikë, duke u përfshirë nëpërmjet grushteve të shtetit. Në vitin 1997, ajo i bëri presion kryeministrit Necmetin Erbakan të largohej nga detyra. Partia e tij e Mirëqenies -- paraardhësja e AKP-së -- u nxorr jashtë ligjit.

Analistët politik nuk presin të njëjtin veprim tani. Sidoqoftë, deklarata e Bukujanit shikohet si një lloj paralajmërimi ndaj Gul para se ai marri postin e tij. Mediat turke po e përshkruajnë deklaratën e tij si mesazhin më të fortë deri tani për Ditën e Fitores. Dhe raportet ndërkombëtare e karakterizojnë atë si një "e shtënë paralajmëruese".

Pallati Presidencial, një herë e një kohë shtëpia e Qemal Ataturkut, është një nga simbolet më të forta të laicitetit në Turqi. Tani një anëtar i një partie të lidhur me Islamin pritet të hyjë në të. Nëse Gul bëhet president, Turqia do të ketë për herë të parë një zonjë të parë që vesh shaminë myslymane.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Cilin rrjet social interneti përdornin më shumë ?

Facebook
Poznanici
Hi5
Ibox
Të tjera



shih rezultatet Shto koment (16)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes