23/08/2007
Duke ju përgjigjur kritikave nga partitë opozitare, qeveria insistoi se dhurimi i pushkëve automatike, pistoletave dhe municioneve është i justifikuar.
Nga Nedjeljko Rudovic për Southeast European Times në Podgoricë - 23/08/07
![]() Mali i Zi ka dhuruar pushkë automatike, pistoleta dhe plumba për trupat afgane që luftojnë militantët taliban. [Getty Images] |
Qeveria e Malit të Zi po mbron vendimin e saj për të dërguar më shumë armë dhe municione në Afganistan si një kontribut ndaj luftës globale kundër terrorizmit.
Më 14 gusht, kabineti miratoi të dhurojë rreth 1,500 pushtë automatike, 100 pistoleta dhe 250,000 fishekë trupave afgane që po luftojnë talibanët. Shpjegimi ishte se Mali i Zi dëshiron të ndihmojë stabizimin e Afganistanit dhe të kontribuojë për sigurinë globale.
Partitë opozitare e kanë vënë në dyshim këtë veprim. Partia Liberale (LP) e cila kundërshton hyrjen e Malit të Zi në NATO, shprehet se do të ishte më mirë të dërgoheshin ndihma humanitare në Afganistan, se sa armë.
Lista Serbe, e cila argumenton se Mali i Zi nuk duhet të nxitohet të aderojë në NATO, akuzon se rregullat ishin shkelur sepse parlamenti nuk miratoi vendimin e qeverisë.
Megjithatë, autoritetet janë të bindura se ato morrën vendimin e duhur.
"Terrorizmi është i identifikuar në strategjinë tonë të mbrojtjes si një rrezik madhor ndaj sigurisë tonë kombëtare. Me këtë kontribut, Mali i Zi tregon devotshmëri ndaj interesave të komunitetit ndërkombëtar dhe mbron vetë interesat e tij," u shpreh në një deklaratë ministri i mbrojtjes.
Ministri deklaroi se çdo gjë u bë sipas ligjit. Miratimi i parlamentit, argumentoi ai, nevojitet vetëm kur dërgohen trupat jashtë vendit dhe jo në rastin e një donacioni të thjeshtë.
Sipas ministrisë, detyrimet e këtij lloji burojnë nga anëtarësimi i Malit të Zi në programin e Partnerit të Paqes të NATO-s (PfP).
LP tallet me argumentin e qeverisë se dhurimet e armëve nevojiten për të stabilizuar Afganistanin. "Dhurimet e armëve dhe municioneve janë një kontribut i madh për të vendosur paqen në atë pjesë të botës," komentoi ai me sarkazëm.
"Çfarë lloj humanizmi është kur ju ndihmoni dikë duke i dërguar atij armë në vend të ndihmave humanitare?" deklaroi deputeti i LP-së Zoran Zivkovic.
Ndërsa analistët ushtarakë ranë dakort se dërgimi i armëve dhe municioneve në Afganistan do të ndihmojë Malin e Zi t'i afrohet NATO-s, disa thonë se kjo mund të cënojë sigurinë kombëtare.
Savo Kentera i Klubit Euro-Atlantik mendon se Mali i Zi nuk duhet të dhurojë vetëm armë por edhe të dërgojë trupa.
Në kundërshtim, Aleksandër Dedovic i Qendrës Alfa deklaroi se vendimi i qeverisë duhet të shikohet si asgjë më tepër se një formë anëtarësimi për PfP. Mali i Zi nuk do të fitojë asnjë mik në botën myslymane me këtë veprim, argumentoi ai.
Disa vende të tjera të rajonit kanë dërguar gjithashtu armë dhe municione në Afganistan vitet e fundit.
Në vitin 2003 Kroacia dërgoi municione me vlerë 2 milion dollarë dhe në janar këtë vit vendosi të dërgojë 1,000 pushkë automatike dhe 300,000 fishekë.
Në vitin 2004, Shqipëria dërgoi armatime dhe municione me vlerë 746,000 dollarë. Bosnje-Hercegovina ka dërguar pushkë automatike, uniforma dhe municione me vlerë 2.8 milion dollarë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes