Investitorët e huaj të interesuar në naftën shqiptare

15/08/2007

MedOil dhe Stream Gas Limited nënshkruan kontrata me qeverinë shqiptare lidhur me zbulimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve.

Nga Jonilda Koçi për Southeast European Times në Tiranë – 15/08/07

photo

[Getty Images]

Dy investitorë të huaj kanë njoftuar plane për investime të mëtejshme në kërkim të naftës e gazit në Shqipëri. E para, MedOil e Britanisë, ka përftuar të drejtat e zbulimit dhe të zhvillimit për hidrokarburet në detin Ion.

Në të njëjtën kohë, firma ndërkombëtare Streamoil Gas Limited ka nënshkruar një kontratë me qeverinë shqiptare lidhur me zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në disa fusha të vendit.

Të dy marrëveshjet u miratuan në një mbledhje të kabinetit në 8 gusht.

"Këto dy kompani, së bashku me të tjerat që operojnë në vend, e kanë ndryshuar shumë prodhimin e naftës në vend, duke arritur në 500,000 ton vitin e kaluar," tha kryeministri Sali Berisha. "Ne presim një rritje të mëtejshme këtë vit."

MedOil do të drejtojë operacionet e saj në një zonë që shkon nga gadishulli i Karaburunit deri në qytetin më jugor të Shqipërisë, Sarandë. Statistikat zyrtare parashikojnë se mund të gjenden deri në 1.8 miliard barrela rezerva nafte. Sipas kontratës, qeveria do të marrë midis 10% dhe 60% të të ardhurave të naftës, bazuar në thellësinë e shpimit. Analistët llogarisin përqindja më me gjasë do të jetë midis 10% dhe 12%.

Firma britanike po investon rreth 20 milion $ në projektin gjatë shtatë viteve të ardhëshëm. Ajo ka të drejtën kontraktuale të shfrytëzojë burimin për 20 vjet duke filluar nga data e gjetjes së naftës.

Streamoil, ndërkohë, do të shpojë në fushat Ballsh-Hekal, Gorisht-Kosur dhe Cakran-Mollaj si edhe në Delvinë. Qeveria pret që Alpetrol, kompania në pronësi të shtetit, të trefishojë të ardhurat e veta si rezultat i marrëveshjes me Streamoil.

Ka të tjerë investitorë në industrinë e naftës. Bankers Petroleum, një firmë me bazë kanadeze, po shpon në fushën Patos-Marinzë që nga 2004. Bankers e ka rritur nivelin e prodhimit të vet në mbi 4,400 barrele në ditë që kur e mori projektin në korrik 2004.

Një tjetër kompani, Occidental Petroleum, po kërkon për naftë e gaz natyror në malin Shpirag, 120 km në jugë të kryeqytetit, që nga 1991. Kërkimi ka dalë i pafrutshëm deri tani.

Berisha thotë se ai ka besim rreth nivelit tërësor të investimit të huaj në Shqipëri. "Këto javët e fundit ne nënshkruam disa kontrata me investitorët e huaj... Angazhimi i tyre është një provë e qartë e fokusit të kompanive të huaja dhe e vendosmërisë për të investuar në Shqipëri."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading