13/08/2007
Pronarët e hoteleve në bregun bullgar të detit të Zi mund të falimentojnë vitin e ardhshëm, ka paralajmëruar agjensia e turizmit e vendit ballkanik.
(Dnevnik, Sofia Echo - 13/08/07; Deutsche Welle, Sofia News Agency - 12/08/07; Sofia Echo - 06/08/07; Sofia News Agency - 27/07/07; Mediapool - 26/07/07)
![]() Turizmi jep 2 miliard euro çdo vit, gati gjysma e deficitit tregtar të Bullgarisë. [Getty Images] |
Një fluks ndërtimesh përgjatë bregut të detit të Zi në vitet e fundit ka rezultuar në ofertën që tejkalon tepër kërkesën, me shumë shtretër hotelesh tani të zbrazëta në kulmin e sezonit. Ky është vetëm një nga problemet që ndesh industria turistike e vendit, thoshte një raport i postuar të dielën (12 gusht) në uebsajtin e Deutsche Welle të Gjermanisë.
Miliona euro janë investuar në ndërtimin e hoteleve, bareve dhe strukturave të tjera turistike por infrastruktura e domosdoshme mungon, i tha Marin Neshkov, një ekspert i turizmit bullgar në qytetin verior të Varnës në detin e Zi, sajtit të medias gjermane.
Për shembull Plazhi Diellor, një vendpushim 35 km në veri të Burgasit, është parë si një zgjerim i madh dhe në vazhdim i tranzicionit të Bullgarisë në një ekonomi tregu, dhe është tani vendi i më tepër se 200 hoteleve duke përfshirë disa luksozë. Por transporti dhe rrjetet koresponduese të komunikacionit mungojnë. Ka gjithashtu furnizim të pamjaftueshëm me ujë dhe trajtimin e ujrave të zeza, tha Neshkov.
Turizmi jep 2 miliard euro çdo vit, gati gjysma e deficitit tregtar të Bullgarisë, sipas Deutsche Welle. Por sipas kryetares së agjensisë shtetërore të Bullgarisë, vendi po shikon tani një rënie në turistët e huaj.
Të ardhurat nge turizmi ndërkombëtar nga janari në maj të këtij viti qenë 532 milion euro, një rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2006, tha në 26 korrik Anelia Krushkova, kreu i Agjensisë Shtetërore të Turizmit (SAT). Megjithatë pas vitesh rritjeje solide, numri aktual i turistëve të huaj u ul gjatë së njëjtës periudhë pesë-mujore, tha ajo.
Rritja e mprehtë e numrit të hoteleve në bregun e detit të Zi gjatë dhjetvjeçarit të fundit e ka shtyrë konkurrencën në nivele të pashembullt, tha Krushkova. Bazuar në numrin më të pakët të vizitorëve, shumë pronarë u detyruan të ulin çmimet e dhomave muajin e shkuar. Ende, shumë shtretër, veçanërisht në hotelet pa pamje të detit, mbeten të pazëna.
Sipas Krushkovës, fluksi i fundit i ndërtimeve përgjatë bregdetit ka patur një ndikim negativ në rreth 50% të hoteleve vendosur jashtë zonave qendrore të vendpushimeve. Mungesa e pushuesve mund të rezultojë në atë që shumë pronarë hotelesh të falimentojnë vitin e ardhshëm nga paaftësia për të paguar borxhet e mëdha, tha ajo.
Ndërsa shumë bullgarë duket se zgjedhin vendpushime në vendet fqinjë për pushimet e tyre, pronarët e hoteleve janë këshilluar të ulin çmimet jo vetëm për të huajt por edhe për turistët lokalë, për të tërhequr sa më shumë syresh.
Një numër i pamjaftueshëm punonjësih të kualifikuar përbën një tjetër problem për turizmin bullgar. Hotelet janë ngritur kaq shpejt sa që punonjësit e tyre nuk mund të trainohen kaq shpejt. Gjithashtu, shumë studentë nuk rrinë më rreth tyre në verë për të punuar në industrinë e turizmit. Në vend të kësaj, ata shkojnë jashtë.
"Turizmi paguan pagën më të ulët mesatare në Bullgari," i tha Neshkov Deutsche Welle. "Kjo nuk është logjike, kur mendon për këtë [duke parë] se si turizmi shkon në 14% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar të vendit."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes