Më tepër celularë se banorë në Malin e Zi

08/08/2007

Në një prirje që vazhdon të rritet, ka më shumë telefonë celularë në përdorim se sa janë shtetas në Malin e Zi. Me shtimin kohët e fundit të një operatori të tretë të shërbimit të lëvizshëm, dukuria pritet të rritet.

Nga Nedjeljko Rudoviç për Southeast European Times në Podgoricë – 08/08/07

photo

Shumica e malazezëve kanë telefona të lëvizshëm. [Getty Images]

Numri i telefonave të lëvizshëm në përdorim në Malin e Zi e tejkalon mjaft numrin e shtetasve, Mali i Zi ka një popullsi prej rreth 620,000 vetësh, me një pagë mesatare mujore prej 326 euro. Sipas ministrisë së telekomunikacionit, numri i telefonave të lëvizshëm në përdorim në vend është rreth 700,000. Me futjen muajin e fundit të një operatori të ri të telefonisë së lëvizëshme në Malin e Zi, numri i përdoruesve të telefonave të lëvizshëm u rrit edhe më.

M-tel, një ndërmarrje e përbashkët midis Telekom Srbija dhe Ogalar BV, një kompani me bazë hollandeze e kontrolluar nga Delta Holding, hyri në tregun e vendit të ri të pavarur në fillim të korrikut. Kompania tha se shiti 12,000 paketa të parapërgatitura me SIM karta gjatë ditës së parë zyrtare të operimit.

Kjo dukuri në rritje tregon se për malazezët një telefon i lëvizshëm nuk është thjeshtë një telefon, po ai është një simbol statusi. Shumë qytetarë mendojnë se duke u bashkuar me prirjen e telefonisë së lëvizëshme, ata mund të përdorin telefonat e tyre si një shenjë statusi. Në vend të përpiqen të përballojnë Mercedezat, Renotë apo Pezhotë më të reja çdo disa vjet, një telefon i lëvizshëm mund të ndrrohet çdo disa muaj për shumë më pak të holla.

Edhe fëmijët e shkollave primare rritin teknologjinë e re, duke sjellë telefonat me vete në shkollë. Ca vite më parë, kjo grup-moshë haej rreth modeleve më të reja të atleteve nga Najk apo Ribok, tani ata përpiqen të mbahen me Nokia, Motorola apo Samsungët më të fundit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Operatori i parë i telefonisë së lëvizëshme në vend, Pro Monte, zotëruar nga Norway Telenor, nisi në 1996. T-mobile, zotëruar nga Douche Telekom e Gjermanisë, doli në 2002.

Promonte mban 57.6% të tregut; dhe T-mobile ka 42.2%. M-tel parashikon të fitojë 15% të tregut këtë vit dhe 30% në 2008.

Sipas të dhënave të Promonte dhe T-mobile, vitin e shkuar në malin e Zi u dërguan brenda vendit 263 milion mesazhe SMS. Një spot i fundit televiziv tregoi se edhe popullsia e moshuar e pëlqen këtë mjet komunikimi. T-mobile thotë se nëpërmjet rrjetit të saj çdo ditë në Malin e Zi dërgohen 430,000 mesazhe SMS.

Shërbimi i mesazheve të multimedias (MMS) që lejon dërgimin e imazheve, audio dhe video, është bërë më i përhapur anembanë vendit këtë vit gjithashtu. Promonte thotë se nëpërmjet sistemit të tij dërgohen çdo ditë 20,000 mesazhe MMS.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Cilin rrjet social interneti përdornin më shumë ?

Facebook
Poznanici
Hi5
Ibox
Të tjera



shih rezultatet Shto koment (16)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes