Ushtria turke cakton komandantët e rinj, thekson sekularizmin

07/08/2007

Këshilli i Lartë Ushtarak shkarkoi disa oficerë për veprimtari të dyshuar islamike dhe gradoi një gjeneral-lejtnant të njohur për rolin e tij në grushtin ushtarak të 1997.

Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 07/08/07

photo

Shefi i shtabit të përgjithshëm të Turqisë gjenerali Jashar Bujukanit (majtas) dhe kryeministri Rexhep Tajip Erdogan ndoqën takimin e Këshillit javën e shkuar. [Getty Images]

Forcimi i sekularizmit në Turqi ishte theksi kryesor i takimit katër-ditor të Këshillit të Lartë Ushtarak të Turqisë i cili përfundoi të shtunën (4 gusht). Takimi erdhi pasi Partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP), që i ka rrënjët në Islamin politik, korri një fitore dërrmuese në zgjedhjet e përgjithëshme të 22 korrikut.

Këshilli shkarkoi dhjetë oficerë nga forcat e armatosura për përfshirje të dyshuar në veprimtaritë "reaksionare", një term që përcakton ekstremizmin islamik. Trembëdhjetë të tjerë u përjashtuan për arsye disiplinore.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan qeveria e të cilit ka qenë jo në marrëdhënie të mira me ushtrinë dhe elitën laike turke, kryesoi takimin. Ai dhe ministri i mbrojtjes Vexhdi Gonul shrehën rezerva rreth përjashtimit të oficerëve por pranuan se sipas sistemit aktual vendimet e Këshillit nuk mund të apeloheshin. AKP thuhet se ka plan të ndryshojë sistemin si pjesë e një reforme të planifikuar kushtetuese.

Ushtria ndërkohë, vazhdon të këmbëngulë që AKP të zgjedhë një president laik për të pasuar presidentin ekzistues Ahmet Nexhdet Sezer. Në prill, ndërsa ministri i jashtëm Abdullah Gul kërkoi të bëhej president, ushtria botoi një paralajmërim me fjalë të ashpra. Orvatja e Gul atëhere dështoi.

"Ne jemi ende prapa asaj që thamë në 12 prill," u tha gazetarëve javën e shkuar shefi i shtabit të përgjithshëm gjenerali Jashar Bujukanit. "Nuk ka ndryshim në këtë."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në takimin e tij, Këshilli gradoi gjeneral-lejtnant Erdal Cejlanoglu në rangun e gjeneralit të plotë. Ai është i njohur për urdhërat e tij për të dërguar tanket në distriktin Sinçan të Ankarasë në 1997, si një provë force kundër një qeverie të mëparshme me rrënjë islamike.

Masa ishte pjesë e një fushate ushtarake që përfundimisht rrëzoi kryeministrin Nexhmetin Erbakan. Partia e tij e Mirëqënies, paraardhësja e AKP të Erdoganit, u ndalua në 1998.

U njoftuan ndryshime të tjera të personelit. Admirali Muzafer Metin Ataç do të zëvendësojë admiralin e forcave detare Jener Karahanoglu i cili do të dalë në pension në fund të muajit. Kreu i Kolegjve Turke të Luftës, gjenerali Ajdogan Babaoglu u caktua të zëvendësojë komandantin e forcave turke ajrore, gjeneralin Faruk Komert, i cili gjithashtu del në pension në 30 gusht. Komandanti i armatës së parë gjenerali Fethi Remzi Tunçel, komandanti i armatës së Egjeut gjenerali Sukru Sarisik dhe shefi i komandës së edukimit dhe doktrinës së forcave tokësore, gjenerali Orhan Jonej të gjithë kanë dalë në pension.

Në forcat tokësore turke, tre nga shtatë gjeneralë-lejtnantë u graduan në rangun e gjeneralit të plotë. Në forcat ajrore turke, një gjeneral-lejtnant u gradua gjithashtu në gjeneral i plotë. Hasan Aksaj u caktua të jetë komandant i Kolegjeve Turke të Luftës. Nënadmirali Esref Ugur Jigit u gradua në admiral dhe komandant i flotës.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Cilin rrjet social interneti përdornin më shumë ?

Facebook
Poznanici
Hi5
Ibox
Të tjera



shih rezultatet Shto koment (16)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes