Ligji i arsimit të lartë të BiH "lajmi më i mirë i mundshëm" për studentët

02/08/2007

Bosnje dhe Herzegovina (BiH) ka miratuar më në fund një ligj të ri të arsimit të lartë duke mundësuar që diplomat e lëshuara në vend të njihen ndërkombëtarisht.

Nga Denis Xhixhiç për Southeast European Times në Sarajevë -- 02/08/07

photo

Përfaqësuesi i Lartë në BiH, Miroslav Lajçak. [OHR]

Parlamenti i Bosnje dhe Herzegovinës miratoi një ligj mbi arsimin e lartë të hënën (30 korrik) duke ju drejtuar një burimi kyç kundërshtimi me komunitetin ndërkombëtar dhe hapjes së mundësive të reja për studentët. Miratimi i ligjit do të thotë se diplomat e BiH do të njihen tani në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë dhe potencialisht në gjithë botën.

"Ky është lajmi më i mirë i mundshëm për më tepër se 100,000 studentë dhe personel të institucioneve të larta arsimore të këtij vendi," tha Përfaqësuesi i Lartë në BiH Miroslav Lajçak pas votimit parlamentar. "Jam i kënaqur të shoh përgjegjësinë e treguar nga krerët politikë dhe të partive në marrjen e masave për të ardhmen e të gjithë shtetasve të këtij vendi."

Deri të hënën, BiH ishte i vetmi nga 40 nënshkrues të procesit të Bolonjës që nuk kishte një ligj modern mbi arsimin e lartë. Miratimi i një ligji të tillë ishte një kërkesë për vendin ndërsa kërkon të lëvizë drejt pranimit në BE.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ligji mbetet një subjekt i debatit të ndezur, veçanërisht pasi do të vërë fondet e arsimit të lartë në duart e njësive, Republika Srpska dhe kantonet e Federatës së BiH, në vend të atyre të shtetit. Sipas kritikëve, kjo mund të interpretohej si të kuptonte se arsimi i lartë nuk është i njëtrajtshëm anembanë BiH pasi financimi nuk është i përbashkët.

Sipas legjislacionit, agjensia e arsimit do të futë përmirësimet në nivelet e shkollës së ulët, elementare dhe sekondare. Një tjetër agjensi, CIRCA do të punojë për njohjen e diplomave. Çdo vend që nënshkroi Akordin e Bolonjës ka një agjensi operative për të siguruar që diplomat prej atij vendi pranohen dhe njihen në gjithë botën.

Agjensia e Sigurimit të Cilësisë do të vërë standarde dhe kritere unike për akreditimin e arsimit të lartë. Kjo është agjensia më vendimtare pasi puna e saj do të jetë të bashkërendojë punën për të gjithë strukturat e arsimit të lartë në vend dhe të sigurojë që të gjitha të ndjekin standardet dhe kriteret e përbashkëta.

"Ky ligj ka krijuar një bazë të shëndoshë ligjore për përmirësime të mëtejshme në arsimin e lartë në BiH," tha Lajçak. "Zbatimi i ligjit është tani i rëndësishëm dhe duhet të nisë sa më parë të jetë e mundur."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment