Rumani: film i ri i Hollivudit

02/08/2007

Peisazhi spektakular i Rumanisë dhe kostoja e ulët e punës kanë ngjallur një interes në rritje midis filmabërësve.

Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 02/08/07

photo

Aktorja Nikoce Kidman ishte në Rumani për të filmuar "Mali i ftohtë". [Getty Images]

Në vitet e fundit, Rumania është kthyer në një parajsë prodhimi të Hollivudit, kryesisht për shkak të kostos së ulët. Filma të mëdhej janë bërë tani në vend, me pjesëmarrjen e të tillëve si Nicole Kidman, Jude Law, Wesley Snipes, Renee Zellweger dhe Jean-Claude van Damme.

Dy studiot e mëdha rumune po gëzohen të shohin një shpërthim të pashembullt në biznes. Ato janë Castel Film, vendosur 40 km larg Bukureshtit, në fshatin Ciolpani dhe Mediapro Studios, bazuar në qytetin Buftea. Ky i fundit është një nga grupet më të mëdha të medias dhe zbavitjeve në Evropën Lindore.

Një moment kthese, lidhur me interesin e Hollivudit, erdhi me "Mali i ftohtë", një histori e luftës civile vendosur në kodrat e Karolinës së veriut. Me lojën e Law, Kidman dhe Zellveger, ai u filmua në Rasnov të Transilvanisë juglindore.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Pa kursimet që ofronte Rumania, "Mali i ftohtë" absolutisht nuk do të ishte bërë," tha prodhuesi Albert Berger, që llogarit se kostoja e ulët e punës së vendit shkurtoi më tepër se 20 milion $ nga buxheti i filmit. Filmi do të kishte kushtuar më tepër se 100 milion $ po të bëhej në Shtetet e Bashkuara, thotë Berger.

Ministria e jashtme e Rumanisë, ndërkohë mori lejën të përdorë skenat nga filmi në një transmetim fushate turistike në CNM në 2004. Në reklamat, regjizori i filmit Anthony Minghella lavdëroi vendin dhe peisazhet e tij të paprishura.

Një tjetër film i SHBA, "Modilgiani" u xhirua në Mediapro. Aty luan Andy Garcia në rolin e piktorit të famshëm italian dhe ai kushton 14 milion $. Christopher Lambert dhe Adrian Paul luajtën në "Malësori: fundi i lojës", xhiruar në Kastel. BBC është tërhequr gjithashtu nga kostot e ulta të Rumanisë; ajo zgjodhi të xhirojë atje "Mbretëresha Meri e skocezëve". Rumania është gjithashtu një vend i favorizuar për dokumentarë të transmetuar në kanale të tillë si ZDF, Arte, Discovery dhe National Geographic.

Të huajt tani shpenzojnë rreth 50 milion $ në vit në shërbimet e prodhimit të filmit në Rumani dhe kjo sasi pritet të rritet. Rumania është një anëtar i ri i BE dhe ndikimi i pranimit në këtë industri mbetet të shihet. Sipas ekspertëve të fushës, vendi mund të presë të mbetet një Eden i filmabërësve në vitet që vijnë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment