Betohet presidenti i ri shqiptar

25/07/2007

Një bllokim politik që rrezikonte ta shtynte Shqipërinë në zgjedhje të parakohshme ka përfunduar dhe vendi ka një kryetar të ri shteti.

(AP, AFP, Xinhua - 24/07/07; Balkan Investigative Reporting Network, Portuguese EU Presidency - 23/07/07; Reuters, AP - 20/07/07)

photo

Presidenti shqiptar Bamir Topi (majtas) bëri betimin për postin të martën (24 korrik). [Gent Shkullaku]

Bamir Topi bëri betimin si president i Shqipërisë të martë-n (24 korrik). Ai u zotua të punojë për integrimin euro-atllantik të vendit.

Së bashku me Kroacinë dhe Maqedoninë, Shqipëria shpreson të ftohet për t'u bashkuar me NATO në 2008. Ajo nënshkroi vitin e shkuar një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi me BE, duke kompletuar kështu një hap të madh drejt anëtarësimit përfundimtar në bllokun 27-vendesh.

"Sot, gjithshka ka nevojë për të ndryshuar ndërsa ne i bëjmë ballë sfidave të reja historike të kërkuara nga populli shqiptar," tha Topi ndërsa bëri betimin në një ceremoni të martën mbrëma. Veprimtaria nisi me një sesion të posaçëm plenar të parlamentit 140 vendesh të vendit dhe vazhdoi në Pallatin e Brigadave, në Tiranë.

Një biolog dhe kërkues 50-vjeçar që dikur ka shërbyer si ministër i bujqësisë, Topi, është nënkryetari i Partisë Demokratike qeverisëse të Shqipërisë. Ai është zgjedhur tre herë anëtar i parlamentit që nga fundi i komunizmit në 1991 dhe konsiderohet i moderuar.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se ai është figura më popullore në politikë, sipas Balkan Investigative Reporting Network.

Topi zëvendëson Alfred Moisiun, mandati pesë-vjeçar i të cilit përfundoi të martën.

Topi u zgjodh të premten me mbështetjen e 85 deputetëve nga 91 ligjbërësit që ndoqën sesionin. Tre votime të mëparshme dështuan të japin një fitues pasi asnjë nga kandidatët presidencialë nuk ja doli të marrë minimumin e kërkuar kushtetues prej 84 votash. Në raundin e tretë të votimit në 15 korrik, Topi fitoi 50 vota ndërsa kundërshtari i tij i së majtës Neritan Ceka, fitoi 32.

Të premten, shtatë deputetë shpërfillën një bojkot të kërkuar nga Partia Socialiste duke ndihmuar kështu t'i jepej fund një bllokimi politik që po e shtynte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Duke përsëritur mbështetjen e tyre për ofertën e Shqipërisë për në BE, ministrat e jashtëm të Bashkimit përshëndetën të hënën përfundimin e suksesshëm të procesit zgjedhor dhe u kërkuan "të gjithë forcave politike të punonin së bashku në shpënien përpara të reformave të nevojshme".

Topi, posti i të cilit i jep atij pushtet mbi gjyqësorin dhe forcat e armatosura, ka premtuar të rivendosë ekuilibrin politik dhe të nxisë reformën institucionale.

"Zotohem të sjell ekuilibër në klimën politike shqiptare dhe të modernizoj institucionet tona për të siguruar se do të gëzojmë sfidën e bashkimit me BE dhe NATO," e citon atë Reuters t'u thoshte ligjbërësve të premten.

Ndërsa mori postin të martën, Topi bëri thirrje për unitet, duke u zotuar gjithashtu të qëndrojë mbi partitë dhe interesat politike. Ai tha gjithashtu se do të mbështeste masat që do të rritnin më së fundi besueshmërinë e politikanëve.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment