Shqipëria zgjedh presidentin e ri

23/07/2007

Shqipëria zgjidh krizën e vet presidenciale në orën e fundit, duke shpëtuar për pak nga zgjedhjet e parakohëshme.

Nga Jonilda Koçi për Southeast European Times në Tiranë – 23/07/07

photo

Presidenti i sapozgjedhur shqiptar Bamir Topi. [Gent Shkullaku]

Anëtari i Partisë Demokratike Bamir Topi u zgjodh të premten (20 korrik) për të marrë presidencën e Shqipërisë pas tre raundesh të dështuara votimi në muajin e fundit.

Nënkryetari i Partisë Demokratike qeverisëse mori 85 vota nga parlamenti 140 vendesh, një më shumë se minimumi i kërkuar kushtetues, pasi disa anëtarë të koalicionit të kryesuar nga socialistët thyen rradhët dhe shpërfillën një bojkot që kishte shëmbur raundet e mëparshme.

"Unë besoj se votat tuaj të besimit kontribuojnë drejt një përfaqësimi prestigjioz të Shqipërisë, drejt integrimit të vendit tonë në NATO dhe BE," tha Topi pas votimit.

Kushtetuta e vendit kërkon që presidenti i zgjedhur duhet të marrë tre të pestat e votave parlamentare, apo 84 vota në total, i cili kërkon konsensus midis shumicës dhe opozitës. Zgjedhja e presidentit që largohet, Alfred Moisiu ishte rezultat i një konsensusi të tillë në 2002.

"Është e vërtetë se ne e zgjodhëm presidentin nga konsesnsusi, por kjo ishte një zgjedhje dhjetë herë më e mirë," tha kryeministri Sali Berisha. Partitë qeverisëse dhe të opozitës u përpoqën të arrinin konsensus që nga qershori por pa sukses. Një arsye për dështimin ishte këmbëngulja e Berishës se në konsensus duhet të përfshiheshin disa reforma kushtetuese, veçanërisht kufizimi i afatit të prokurorit të përgjithshëm.

"Fakti që parlamenti funksionoi në përputhje me kushtetutën është një fitore reale e rendit të ligjit," tha Berisha pas zgjedhjeve.

Reaksionet ndaj votimit të së premtes qenë të përzjera. Kryetari i grupit parlamentar socialist Ben Blushi dha dorëheqjen pasi gjashtë anëtarë të grupit të tij votuan për Topin. Blushi u tha gazetarëve se Topi u zgjodh pas një procesi të turpshëm.

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i cili kishte nxitur për zgjedhje të reja, akuzoi shumicën për korruptimin e votave dhe tha se socialistët nuk do të marrin pjesë në sesionin parlamentar në të cilën Topi do të bëjë betimin presidencial.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Do të doja të uroja presidentin e ri por ai nuk i meriton urimet e Partisë Socialiste... sepse është kontribues i drejtpërdrejtë i këtij procesi të turpshëm korrupsioni," tha Rama.

Në dy raundet e para të votimit, Topi dhe Nano qenë kandidatë por asnjëri nuk mori votat e duhura pasi opozita bojkotoi procesin. Në raundin e tretë, një kandidat i ri i qendrës nga Partia Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, ju bashkua garës, mbështetur nga 20 nënshkrime anëtarësh parlamenti.

Nano doli i treti në raundin e tretë dhe kështu që u eleminua nga kandidimi në zgjedhjet e së premtes. Të premten, Topi ja doli të kishte votat e duhura, ndërsa Ceka mori vetëm pesë.

Zgjedhja e presidentit mbylli një nga krizat më serioze që vendi ndeshi deri më sot. Kushtetuta detyron zgjdhje të parakohëshme në qoftë se parlamenti nuk arrin të zgjedhë presidentin pas pesë raundesh. Ndërsa mandati i Moisiut përfundon të enjten, zgjedhjet e parakohëshme do të kishin qenë hapi tjetër.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment