Mali i Zi sheh një bum në investimin e huaj

17/07/2007

Mali i Zi, shteti më i ri i botës, por tëheq gjithnjë e më tepër investitorë të huaj. Nëpërmjet turizmit, industrisë dhe pronës së patundshme, vendi renditet i treti në Evropë për investim për frymë të popullsisë.

Nga Nedjeljko Rudoviç për Southeast European Times në Podgoricë –17/07/07

photo

Ndërtimi i hoteleve dhe rritja e vizitorëve e bëjnë turizmin shtysën e dytë të madhe të Malit të Zi. [Dosje]

Për shkak të ekonomisë së lirë të tregut dhe taksimit të ulët, Mali i Zi mori 505 milion euro në investime të huaja të drejtpërdrejta (FDI) vitin e kaluar. Sipas ekspertëve, FDI pritet të rritet në 850 milion euro këtë vit dhe të vazhdojë të rritet progresivisht.

Me një popullsi prej 620,000 Mali i Zi është i treti në Evropë për investime për frymë, pas Estonisë dhe Republikës Çeke.

"Rritja e investimeve tregon se ne kemi perspektivë të mirë në zhvillimin e ardhshëm. Ne llogarisim rreth 850 milion euro në FDI për këtë vit," tha CEO i Agjensisë së Nxitjes së Investimeve të Malit të Zi (MIPA) Petar Ivanoviç. "Investimet e huaja janë rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga viti 2004."

Investimet më të mëdha në vend vijnë nga sektori financiar. Fondet e reja të investimeve, bankat e mirënjohura dhe agjensitë e brokerëve kanë hyrë në tregun e Malit të Zi.

Sipas MIPA, turizmi është i dyti në sjelljen e investimeve me ndërtimin e hoteleve të reja apo ristrukturimin e atyre ekzistues. Pasi ekonomia e Malit të Zi është kryesisht e bazuar në turizmin, një numër në rritje mysafirësh të huaj, rreth 450 mijë pritet të vizitojnë bregdetin malazes këtë vit, 30% më shumë se vitin e kaluar. Më tepër se gjysmë milioni turistë priten nga ish republikat jugosllave: Serbia, Bosnje dhe Herzegovina dhe Maqedonia.

"Në qoftë se ne duam të zhvillojmë turizmin elitar, duhet të përmirësojmë sektorin tonë të shërbimit," tha Ivanoviç.

Industria është e treta lidhur me tërheqjen e investimit dhe sektori i transportit vjen i katërti.

Staatkraft me bazë në Norvegji është gati të investojë me një shumë filestare prej 1.5 milion euro në sektorin e energjisë të Malit të Zi. "Plani është të ndërtohen hidrocentrale të rinj me synimin që Mali i Zi të bëhet një eksportues energjie. Përveç kësaj, një kompani me bazë në SHBA, Bechtel, planifikon të investojë në një infrastrukturë rrugore nëpër Malin e Zi," tha Ivanoviç.

Brenda vendit, disa thonë se ka shumë investime ruse. Federata Ruse ka blerë fabrikën e aluminit në Podgoricë dhe një minierë boksitesh në Nikshiç. Megjithatë, sipas Ivanoviç, Mali i Zi nuk duhet ta frenojë lirinë e investimit për investitorët e huaj.

"Frenimi i lirisë së investimit është diskriminim. Është e rëndësishme të kujtojmë se investitorët e huaj nuk kalojnë ligje, ata nuk janë në parlament, në qeveri dhe në agjensitë e saj. Ata nuk janë përgjegjës për rregullat," tha ai.

Të gjitha investimet e mëdha në shtetin e ri pritet gjithashtu të tërheqin një tip financimi më personal. Duke përmirësuar infrastrukturën e zonës, me paratë që hidhen në rrugët, aeroportet dhe hekurudhat, shumë individë nuk po kërkojnë perspektivat e pronës së patundshme të vendit.

Sipas një raporti javën e shkuar nga ekspertët e pasurive të patundshme të Colliers International, bumi i pronës në Malin e Zi është rritur deri në 400%, nxitur nga investitorë nga MB dhe Rusia.

Kjo prirje konstante në investimin e pronës vjen pas një raporti nga Këshilli i Udhëtimit Botëror dhe Turizmit që tha se Mali i Zi pritet të bëhet ekonomia me rritje më të shpejtë të udhëtimit e turizmit në botë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading