12/07/2007
Duke ndeshur kritikën e publikut për luftën kundër PKK, Turqia ka në plna të treinojë forca të posaçme komando për të kryer operacionet ushtarake kundër militantëve.
Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 12/07/07
![]() Forcat tokësore turke kanë nisur të rekrutojnë komando për të luftuar me PKK. [TAF] |
Forcat e armatosura turke kanë nisur të rekrutojnë "komando profesioniste" si pjesë e një plani të ri për të luftuar Partinë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Ushtria pritet të rekrutojë rreth 10,000 ushtarë të cilët do të marrin trainim të posaçëm për të luftuar terroristët në zonat malore.
Masa është një zhvillim i ri i rëndësishëm në luftën dy dekada të gjata të Turqisë kundër PKK. Deri tani, ushtria mbështetej në rekrutët dhe oficerët e rregullt. Hapi i ri është gjithashtu në përputhje me planet afat-gjata të profesionalizimit të forcave të armatosura.
Opinioni publik në Turqi ka qenë gjithnjë e më tepër kritik ndaj përpjekjeve kundër PKK që i ka përshkallëzuar sulmet e saj këtë vit dhe vrau së paku 67 ushtarë. Shumë turq thonë se ushtria duhet të pushojë së përdoruri rekrutët me trainim të pamjaftueshëm në luftën kundër terrorizmit.
Forcat e armatosura të Turqisë përbëjnë forcën e dytë ushtarake brenda NATO-s, me rreth 80,000 vetë personel. Çdo shtetas mashkull turk është i detyruar të shërbejë në ushtri për 12 deri në 16 muaj. Oficerët e rregullt numërohen në rreth 60,000.
Planet aktuale u hapën së pari në fund të muajit të kaluar nga komandanti i forcave tokësore turke, gjenerali Ilker Basbug gjatë një vizite në shkollën malore komando të Egridirit. Gjenerali këmbënguli gjithashtu se ishte i nevojshëm një inkursion ndër-kufitar në Irakun e veriut për të shkatërruar atje bazat e militantëve të PKK.
Këtë javë, forcat e armatosura turke vunë reklama në faqen e vet të internetit duke u bërë thirrje kandidatëve të rinj të bashkohen me ushtrinë si komando profesioniste. Të ashtuquajturit 'Luanët e Malit" do të zgjidhen nga shtetasit turq meshkuj që janë 26 vjeç apo më pakë, që kanë së paku diplomën e shkollës së mesme dhe mund të përmbushin kushtet e tjera.
Ata që tani kanë përfunduar shërbimin e tyre të detyrueshëm në kategori ushtarake të ngjashme, do të jenë të preferuar. Ushtria po ofron mundësi të mëdha për komandot profesioniste, duke përfshirë një rrogë mujore prej rreth 1,480 $, katër herë më e lartë se paga mesatare në Turqi. Ajo gjithashtu ofron strehim, siguracion të plotë për të gjithë anëtarët e familjes dhe përfitime të tjera.
Sistemi i ri nuk do t'i japë fund rekrutimit. Megjithatë, rekrutëve kryesisht nuk do t'u jepen më detyra të brendëshme në batalionet e sigurimit. Plani do të kryhet në dy faza dhe do të përfundohet deri në fund të 2009.
PKK ka luftuar për një shtet të pavarur që nga 1984, duke shkaktuar vdekjen e më tepër se 37,000 vetëve në këtë proces. Pas kapjes në 1999 të kreut të grupit Abdullah Oçalan, militantët mendohet se i kanë zhvendosur bazat e tyre jashtë Turqisë dhe kryesisht në malet e Irakut të veriut.
Raportet e shtypit sugjerojnë se ushtria ka hartuar tashmë plane për ngritjen e një zone tampon 20 km brenda Irakut për të kontrolluar hyrjet në Turqi. Forcat turke thuhet se do të vendosen në zonën tampon për katër deri në pesë vjet.
Kryeministri Rexhep Taip Erdogan i tha shtypit më parë këtë javë se autorizimi i një inkursioni ushtarak në Irakun e veriut nuk është në axhendën e menjëherëshme të qeverisë, por ai nuk e përjashtoi atë pas zgjedhjeve të përgjithëshme të caktuara për 22 korrik.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes