10/07/2007
Ndërsa një raund tjetër votimi për një president të ri është caktuar për të martën mbrëma, partitë mbeten të ndara. Shumica do që opozita të pranojë kushtet e saj, ndërsa opozita po shtyn për zgjedhje të parakohëshme.
Nga Erlis Selimi për Southeast European Times në Tiranë – 10/07/07
![]() Kandidati presidencial Bamir Topi hedh votën e tij për të zgjedhur presidentin e ri të vendit në Tiranë, të dielën (8 korrik). [Getty Images] |
Partitë politike në Shqipëri po luftojnë të gjejnë një president konsensual për vendin. Raundi i dytë i votimit është caktuar të bëhet të martën mbrëma (10 korrik) në parlament. Ky raund dhe i fundit i cili u mbajt të dielën natën, ka dy kandidatë që përballen: kandidatin e koalicionit qeverisës, zyrtarin e Partisë Demokratike (PD) Bamir Topi dhe ish kreun e Partisë Socialiste Fatos Nano.
Dy raundet e para të votimit, mbajtur javën e shkuar, nuk shfaqën kandidatë, duke bërë kështu raundin e së martës votimin e dytë zyrtar.
Negociatat e mëparshme midis opozitës dhe shumicës dhanë një marrëveshje që përfaqësuesi i Shqipërisë në NATO, gjenerali Arjan Zaimi do të ishte kandidat i përbashkët i partive qeverisëse dhe opozitare. Por marrëveshja u prish pasi qeveria këmbënguli që ajo të përmbante një marrëveshje për reformat, një nga të cilat do të shkurtonte mandatin e prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku në pesë vjet.
Sollaku mban postin për jetë dhe mund të hiqet vetëm nga presidenti. Berisha ka akuzuar kryeprokurorin për korrupsion dhe do që ai të lërë detyrën një masë që presidenti aktual Alfred Moisiu nuk e bëri.
Gjatë negociatave të marrëveshjes, Berisha e kombinoi çështjen e propozimit të një presidenti konsensual me axhendën e tij të shkurtimit të termit të Sollakut, një masë që ngjalli kundërshtim nga opozita. Kryetari i grupit parlamentar socialist Ben Blushi tha se kryeministri nuk po ndiqte protokollin kur lidhi çështjen e presidentit me atë të afatit të prokurorit të përgjithshëm.
"Ne nuk po kërkojmë konsensus për këtë çështje. Kur erdhëm në tryezën e rrumbullakët nuk nisëm të diskutojmë për prokurorin e përgjithshëm po për presidentin. Pasi ne gjetëm konsensus, u [përballëm me] kushtin: Më jepni prokurorin e përgjithshëm, që të kemi presidentin," tha Blushi.
Në votimin e së dielës, Topi mori 75 vota dhe Nano mori tre: kandidatit fitues i duhen 84 vota nga parlamenti 140 vendesh. Socialistët të kryesuar nga kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama, e bojkotuan votimin. "Socialistët po i kthejnë motorrët e tyre për zgjedhje të parakohëshme," tha Rama pas votimit.
Në qoftë se parlamenti dështon të zgjedhë një president në pesë raunde, vendi do të detyrohet të mbajë zgjedhje të përgjithëshme brenda 60 ditësh, sipas kushtetutës. Procesi duhet të mbyllet përpara 24 korrikut kur skadon afati i Moisiut.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes