05/07/2007
Greqia pret më tepër turistë këtë vit, ndërsa rreket të prishë dyndjen e vizitorëve "vetëm në verë".
Nga Athanase Papandropulos për Southeast European Times në Athinë -- 05/07/07
![]() Greqia po planifikon për 16 milion vizitorë këtë verë. [Getty Images] |
Ministrja greke e turizmit Fani Palli-Petralia ishte qartazi optimiste kur kohët e fundit foli për numrat në rritje të turizmit që priteshin këtë verë. Megjithë të nxehtit rekord, Greqia mund të shohë deri në 16 milion vizitorë këtë vit.
"Qeveria është e vendosur të rritë fluksin e turizmit me 20% në 2007. Ky objektiv është ambicioz por jo i pamundshëm. Ne jemi të sigurtë se duke rritur përpjekjet tona, mund t'ja dalim," tha ministrja.
Afërsisht 15 milionë turistë vizituan Greqinë verën e shkuar. Numri i ardhjeve këtë vit pritet të rritet me 7% sipas Institutit për Studimin e Parashikimin e Turizmit. Santorini, një nga 100 ishujt e Egjeut, pret 1 milion vizitorë, 20% më shumë se vitin e shkuar pavarësisht nga fakti që një anije udhëtimi u mbyt në brigjet e tij në mars.
Nga sa thuhet, të paktën një e treta e ardhjeve këtë vit do të jetë nga Britania e Gjermania, tregjet më besnike ndaj Greqisë. Por rritjet më të mëdha priten nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, me ardhje përcaktuar të rriten respektivisht me 50% dhe 20%, apo 1.7 milion turistë. Një rritje e tregut pritet gjithashtu nga banorët e vendeve të reja anëtare të BE në Ballkan si dhe nga Kina.
"Greqia nuk është vetëm një destinacion popullor, por një i tillë i preferuar, gjë që është një dallim i madh," tha Palli-Petralia.
Turizmi është një industri e madhe në Greqi, llogaritur për një të pestën e PKB-së së vendit dhe një në pesë vende pune. Vitin e shkuar, turizmi prodhoi 11 miliard euro të ardhura, një rekord që pritet të thyhet këtë vit megjithë konkurrencën e ashpër nga rivalët e Mesdheut si Spanja, Turqia dhe Egjipti dhe konkurrentët e rinj si Kroacia e Mali i Zi.
Por kujtimet e një vithisje të turizmit që filloi pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe vazhdoi deri në Olimpiadën e Athinës 2004, nuk janë shuar kështu që qeveria ka marrë hapa të parandalojë një përsëritje.
Një shtysë është në proces për të zgjeruar sezonin tradicional maj-tetor dhe të mbështesë infrastrukturën e turizmit të vendit. Përvoja ka nënvizuar nevojën për të zhvilluar dhe nxitur format alternative me cilësi të lartë të turizmit. Kjo shërben si një mënyrë për të kapërcyer vartësinë e vendit nga muajt e verës që janë të prefereuar nga shumica e vizitorëve, pavarësisht nga fakti se moti i butë mbizotëron për 8-10 muaj të vitit.
Gjithashtu, mbështetja e posaçme në udhëtimet me paketa pushimesh e ka vlerësuar anëtaren e eurozonës, Greqinë jashtë fundit të poshtëm të tregut të turizmit, ku konkurrenca nga rivalë rajonalë "më të lirë" nga Ballkani, Adriatiku, Egjeu dhe Mesdheu juglindor është intensifikuar gjatë dhjetvjeçarit të fundit. Gjatë nja dy viteve të fundit, Greqia ka qenë e vetmja nga destinacionet e mëdha të turizmit të eurozonës që nuk ka përmirësuar pjesëmarrjen e vet.
"Është e pafalshme për një vend si yni, me një klimë të veçantë, një kulturë të pasur dhe peisazhe të ndryshëm ishullorë, të kemi një periudhë turizmi prej vetëm katër apo pesë muajsh," tha ministrja e turizmit. "Objektivi ynë për Greqinë është që ajo të bëhet një destinacion gjatë gjithë vitit. Ne mund ta arrijmë atë duke tërhequr turistët me të ardhura të larta që mund të përballojnë më tepër se kombinimi det-diell-pamje dhe ne mund t'ua ofrojmë këtë."
Palli-Petralia dhe zyrtarë të tjerë të industrisë së turizmit besojnë se një potencial më i madh i pashfrytëzuar për zhvillimin ekziston në komplekset e vendpushimeve të integruara, turizmit shëndetësor: hidromasazhet, sallonet e bukurisë dhe turizmi rezidencial, kazinotë dhe fushat e golfit. Këto forma të turizmit nuk varen nga stina dhe valuta apo ciklet ekonomike nuk ndikojnë mbi to. Ekspertët thonë se diversifikimi është kyçi për maksimizimin e potencialit të industrisë më të suksesshme të Greqisë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes