05/07/2007
Pasi BE shprehu shqetësim për nëvendnumëronë në reformat gjyqësore në Maqedoni, qeveria dhe opozita mbajtën bisedime dhe erdhën në disa marrëveshje.
Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup -- 05/07/07
![]() Krerët e partive sheshuan të dielën (1 korrik) marrëveshjen mbi reformën gjyqësore. [Tomislav Georgiev] |
Qeveria maqedonase dhe opozita ranë dakord javën e shkuar mbi ligjin që qeveris zyrën e prokurorit publik, një çështje që ka qenë zgjatur nga ndryshimet në opinione, gjë që është përshëndetur si rrugëzgjidhje në procesin e reformës.
Gjatë një takimi gjashtë-orësh të dielën (1 korrik), krerët e partive arritën një marrëveshje e cila zhbllokon reformat gjyqësore, tha të hënën ministri i drejtësisë Mihajlo Manevski.
U ra dakord se duhet të kishte vetëm një zyrë prokurorie për krimin e organizuar: në vend të një zyre të prokurorisë në nivelin shtetëror për krimin e organizuar, do të kishte një njësi të posaçme të varur nga prokurori publik Ljubço Svrgovski. Këshilli i Prokurorëve Publikë do të miratonte emërimin apo shkarkimin e prokurorëve.
Nuk u arrit marrëveshje megjithatë mbi mandatin e prokurorëve publikë. Partia kryesore e opozitës, SDSM, do një mandat të përjetshëm për ta duke thënë se kjo do t'i mbronte prokurorët nga ndikimi politik apo ndikime të tjera. Partitë qeverisëse e kundërshtojnë kërkesën.
Takimi i së dielës pasoi atë të 27 qershorit ku grupi u mblodh të diskutonte se si do të zgjidhte prokurorin e ri publik. Sipas marrëveshjes, qeveria, në konsultim me Këshillin e Prokurorëve, do të propozojë kandidatin. Ai apo ajo duhet pastaj të marrë miratimin parlamentar.
U arrit gjithashtu një marrëveshje mbi kompletimin e Këshillit Gjyqësor të Shtetit, organizmi që do të zgjedhë e shkarkojë gjykatësit.
"Ne kemi zgjidhur çështjet. Bisedimet qenë të suksesshme... Janë vetëm një apo dy gjëra për të cilat duhet të biem dakord," tha kreu i VMRO DPMNE dhe kryeministri Nikola Gruevski pas takimit.
Përfaqësuesi i BE për Maqedoninë Ervan Fuere përshëndeti marrëveshjen duke thënë se takimi ishte një sukses për shkak se krerët e partive u ulën sëbashku për të diskutuar çështjet. Kjo është që do të shpjerë në zbatimin e reformave, tha Fuere.
Reforma gjyqësore ngeci pasi Bashkimi Demokratrik për Integrimin (BDI) la parlamentin dhe qeveria kishte mbetur pa të ashtuquajturin parim i Badinterit. Përcaktuar në Marrëveshjen e Paqes të Ohrit, parimi njeh se disa tipe projekt-ligjesh kërkojnë miratimin e një minimumi të caktuar ligjbërësish nga partitë e pakicës.
Mungesa e pakicës bllokoi gjithashtu zgjedhjen e gjykatësve në Gjykatën e re Administrative të ngritur. Një gjykatë e re apeli në Gostivar ishte pezull gjithashtu.
Një takim i ri jashtë parlamentit pritet deri nga fundi i javës për të diskutuar kompletimin e përbërjes së Këshillit Gjyqësor të Shtetit.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes