Maqedonia shënon përparim në trajtimin e trafikut njerëzor

04/07/2007

Maqedonia demonstroi rritje në përpjekjet e saj anti-trafik në 2006, veçanërisht nëpërmjet bashkëpunimit në zbatimin e përbashkët të ligjit me vendet fqinjë, sipas një raporti të departamentit të shtetit të SHBA.

Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup – 04/07/07

photo

Ambasadori i SHBA Mark Lagon, këshilltar i lartë për trafikimin e njerëzve për sekretaren e e shtetit të SHBA Kondoliza Rajs, paraqet në 12 qershor në Uashington raportin e shtatë vjetor të departamentit të shtetit mbi trafikimin e njerëzve. [Getty Images]

Në raportin më të fundit vjetor të trafikimit të njerëzve, lëshuar muajin e shkuar nga departamenti i shtetit i SHBA, Maqedonia kritikohet për mospërputhjen e plotë me standardet minimale në eleminimin e trafikut njerëzor. Por autoritetet thonë se vendi ka rritur bashkëpunimin në zbatimin e ligjit me vendet fqinjë dhe po bën përparim.

Raporti i departamentit të shtetit vlerëson në se secili vend është një vend burim, tranzit apo destinacion për trafikun njerëzor. Ai gjithashtu mat përputhjen me ligjet në mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe përpjekjet nga qeveritë për të luftuar problemin. Ai rreshton vendet ku gjendja e trafikimit njerëzor është parë si më kritike.

"Çdo ditë, në të gjithë botën, njerëzit shtrëngohen në punë të detyruar, blihen e shiten në prostitucion, shfrytëzohen në shërbimet shtëpiake, skllavërohen në punën bujqësore e në fabrika dhe rrëmbehen për të shërbyer në mënyrë të paligjshme si ushtarë fëmijë," tha drejtori i zyrës së SHBA për mbikqyrjen dhe luftimin e trafikut të njerëzve, ambasadori Mark Lagon, ndërsa paraqitit raportin në 12 qershor.

"Vlerësimet e numrit variojnë gjerësisht," shtoi ai. "Sipas vlerësimeve të qeverisë së SHBA, rreth 800,000 vetë janë trafikuar çdo vit nëpër kufijtë ndërkombëtarë dhe rreth 80% e tyre janë femra. Deri gjysma e tyre janë të mitur."

Maqedonia është një vend burim dhe destinacion për gratë dhe fëmijët që janë trafikuar për shfrytëzim komercial seksual, sipas raportit. Gratë e vajzat maqedonase trafikohen brenda vendit, nga zonat rurale lindore të vendit, në Maqedoninë perëndimore, për shfrytëzim seksual. Të tjera viktima e kanë origjinën nga Moldavia, Shqipëria dhe vende të tjera të Evropës Lindore dhe kalojnë nëpër Maqedoni për në Serbi, Malin e Zi, Shqipëri dhe Evropën Perëndimore.

Ministria e brendshme ka kërkuar të shkatërrojë rrjetet e trafikut dhe prostitucionit. Policia ka bastisur kafenetë dhe restaurantet duke gjetur dhjetra gra e vajza, duke përfshirë me kombësi të huaj, që janë subjekte të shfrytëzimit seksual. Ato janë dërguar në Qendrën e Strehës Tranzite pranë Shkupit. Qendra ofron strehim të sigurtë për viktimat në stadet paragjyqësore, të gjyqeve dhe pas gjyqeve, deri sa ato të riatdhesohen.

Problemi kryesor, thotë policia maqedonase është se viktimat rrallë dëshërojnë të dëshmojnë kundër kodoshëve të tyre. Kjo e bën të vështirë përftimin e një padije.

Në nëntor 2006, një gjykatë e Shkupit dënoi 26 anëtarë të një grupi ndërkombëtar që qe përzjerë në trafikimin njerëzor. Së bashku, të pandehurit u dënuan me 108 vjet burg, me dënime të ndryshme individuale.

Raporti i departamenti të shtetit pranon se përpjekjet e zbatimit të ligjit anti-trafik të Maqedonisë kanë dhënë rezultate pozitive vitin e kaluar. Qeveria procedoi 48 raste të lidhura me trafikimin në 2006, një rritje e ndjeshme nga 35 raste të proceduara në periudhën e mëparshme të raportimit.

Megjithëse ligjet përshkruajnë dënime që janë të ashpra sa ç'duhen, për shkelësit e pandehur janë dhënë herë pas here dënime të lehta, thotë raporti.

Gjyqësori mbetet hallka më e dobët në luftën kundër-trafik, sipas departamentit të shtetit të SHBA. Me gabime të rëndësishme proceduriale dhe vonesa që shtyjnë zgjatjen e procedimeve, norma e provave të fajësisë për procedimet e trafikimit mbetet e ulët.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading