28/06/2007
Figurat publike duhet të kenë parasysh tani videot, pasi një ministër kroat e kuptoi këtë me vështirësi.
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 28/06/07
![]() Opozita i ka kërkuar ministri të brendshëm kroat Ivica Kirin të japë dorëheqjen. [AFP] |
Social demokratët e Kroacisë i kërkuan këtë muaj ministrit të brendshëm të vendit të japë dorëheqjen duke e akuazuar atë se shkeli ligjet në një përpjekje për të gjetur se kush kishte postuar videoklipet e fjalimeve dhe intervistave të tij në YouTube. Historia që vazhdon ka magjepsur vendin ndërsa shqetëson qeverinë e kryeministrit Ivo Sanader.
Ivica Kirin është anëtari më i ri i kabinetit të Sanaderit. Gjatë një raundi daljesh në shfaqjet politke, ai u orvat të përshkruante problemet që ministria e tij ndesh dhe rezultatet e arritura. Krimi i organizuar dhe korrupsioni qenë temat kryesore.
Gjatë intervistave, megjithatë, Kirin e shprehu veten në një mënyrë të ngatërruar. Gafat e tij qarkulluan gjerësisht në media dhe shpejt u zbulua një video në YouTube e shtuar me një komentim humoristik.
Në një javë YouTube pati 250,000 shikues. Media kroate e prëshëndeti "Kiro" si yllin e uebit. Megjithatë ministri nuk qe i kënaqur.
Në një intervistë që pasoi, Kirinit ju kërkua të komentonte rrreth popullaritetit të tij të papritur në internet. Ai u përgjegj duke thënë me një të qeshur djallëzore se posterat anonimë duhet të qenë gjenialë dhe pastaj vazhdoi të keqshqiptojë emrin e YouTube.
Ndërsa Kirin vazhdoi të komentonte mbi "Jubitu" u bë e qartë se ai nuk kishte dëgjuar kurrë për sajtin. Komuniteti i internetit e gjeti këtë të gëzueshme dhe Kirin mori një nofkë të re. Në dyqane dhe internet filluan të shfaqen për shitje T-shërte, gota bile edhe veshje të brendëshme me emrin "Jubitu".
Situata e bëri ministrin të marrë veprim ligjor, duke thënë se ai me qëllim e keqshqiptoi emrin dhe kërkoi të mbronte "jubitu" si pronë të tij intelektuale.
Në fund të majit, historia zuri të marrë një kthesë më serioze, pjesësrisht për shkak të sfondit të saj politik. Në nëntor kroatët do të drejtohen për në kutitë e votimit për zgjedhjet e përgjithëshme . Për herë të parë që nga ardhja në fuqi në 2003, Sanader dhe partia e tij qeverisëse HDZ, vjen pas Scial Demokratëve.
Fiaskoja e YouTube nuk ndihmoi dhe Kirin pretendon se ka prova që pas postimeve është opozita. Në vërejtjet e cituara nga media ai u duk të sugjeronte se kishte kontrolluar serverat e YouTube.
Megjithatë, kjo grindje zgjoi një sërë problemesh të reja për të. Në qoftë se Kirin me të vërtetë nisi një hetim, ku e gjeti autoritetin të bëjë kështu? Ligjebërësit e SDP akuzojnë tani se Kirin përfitoi nga posti dhe burimet policore për të kryer një kryqëzatë kundër shqetësuesve të tij në internet. Kirin e gjeti veten përësri të spjegojë një gafë të dukshme. Ai fajësoi gazetarët për keqraportimin e fjalëve të tij.
Tani ai është zhdukur nga rrethi i intervistave dhe i shmanget daljes në publik. Megjithatë, fama e Kirin nuk është vetëm në YouTube më. Ai u shfaq tani në një tjetër uebsajt popullor, Boing Boing. Deri tani, ministri nuk ka bërë koment.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes