Një tjetër i dyshuar i rëndësishëm për krimet e luftës transferohet në Hagë

18/06/2007

Dorëzimi i ish gjeneralit të policisë serbe Vlastimir Gjorgjeviç në gjykatën e OKB për krimet e luftës të dielën ka ngritur shpresat se katër të arratisurit e mbetur të kërkuar nga gjykata e Hagës do të kapen së shpejti.

(DPA, Independent - 18/06/07; AP, AFP, Reuters, DPA, BBC, CNN, RFE/RL, UPI, Beta, B92, Balkan Investigative Reporting Network - 17/06/07)

photo

Të paditurit e mbetur përfshijnë ish udhëheqësin politik serb boshnjak Radovan Karaxhiç (djathtas) dhe komandantin e tij ushtarak, Ratko Mlladiç. [Getty Images]

Një ish gjeneral i policisë serbe u transferua në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) të dielën (17 qershor), orë pas arrestimit në Malin e Zi.

Vlastimir Gjorgjeviç, i cili shërbeu si zëvendësministër i brendshëm dhe shefi i sigurimit publik deri në janar 2001, u zhduk më pas atë vit pas zbulimit të të varreve masivë që përmbanin trupat e qindra shqiptarëve të Kosovës. Ai u padit nga ICTY në tetor 2003 me akuza për krime kundër njerëzimit dhe shkeljen e ligjeve apo zakoneve të luftës për vrasje, deportim dhe të tjera veprime shnjerëzore kundër shqiptarëve etnikë gjatë konfliktit 1998-1999 në Kosovë.

Gjashtë zyrtarë të tjerë të lartë që ndeshin të njëjtat akuza nën të njëjtën padi me Gjorgjeviç janë tashmë në gjyq në Hagë.

Gjorgjeviç, që shumë besonin se qe fshehur në Rusi, u arrestua të dielën në qytetin e vendpushimit adriatik, Budva të Malit të Zi.

"Ishte një veprim i përbashkët i policisë serbe e malazeze dhe i gjykatës së Hagës," tha Rasim Ljajiç, ministër i Serbisë i ngarkuar me bashkëpunimin me ICTY.

Sipas Radio B92 me bazë në Beograd, Gjorgjeviç jetonte në Budva me identitet fallco, si Novica Karaxhiç, që nga 2004. Ai kishte lënë mjekër dhe qe punësuar si një punëtor ndërtimi atje për më tepër se dy muaj.

Më parë këtë muaj, një tjetër i arratisur për krime lufte, ish gjenerali serb boshnjak Zdravko Tolimir, u kap dhe u transferua në Hagë, duke nxitur një raport pozitiv nga kryeprokurorja e OKB për krimet e luftës Karla del Ponte. Vlerësimi i saj shtroi rrugën për BE për rinisjen e bisedimeve të para-anëtarësimit me Serbinë.

Zëdhënësi i ICTY Anton Nikifor vlerësoi të dielën "policinë malazeze dhe autoritetet serbe për një tjetër operacion të suksesshëm".

Duke përshëndetur lajmin për arrestimin e Gjorgjeviç, zyrtarët e BE theksuan nevojën që gjithashtu katër të arratisurit e mbetur për krime lufte, duke përfshirë ish udhheqësin politik serb boshnjak Radovan Karaxhiç dhe komandantin e tij ushtarak Ratko Mlladiç, të përballen me drejtësinë në Hagë. Bruksel e ka bërë të qartë se përfundimi i bisedimeve mbi një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi me Serbinë varet në ekstradimin e çdo të padituri të ICTY në territorin e saj.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Zëdhënësja e shefit të policisë së jashtme të BE Havier Solana, Kristina Gallaç e përshkroi arrestimin e Gjorgjeviç si "një hap të shkëlqyer" drejt arritjes së objektivit dhe si "lajm i madh lidhur me marrëdhëniet e Serbisë me Bashkimin Evropian".

Vërejtje të ngjashme erdhën nga zëpdhënësja për komisionerin e zgjerimit Olli Rehn, e cila e pa masën e së dielës si një "shenjë të mirë".

Ndërkohë, del Ponte priste mjaft të vinte në dukje bashkëpunimin e rritur të Serbisë me gjykatën e OKB, kur ajo duhet të paraqesë raportin e saj përfundimtar mbi punën e prokurorisë të ICTY në Këshillin e Sigurimit të OKB përpara se të largohet nga funksioni në shtator.

"Raporti i saj...do të përfshijë gjithëshka që ka ndodhur ...të tilla si arrestimi i Tolimir, aksesi ndaj dokumenteve dhe natyrisht arrestimi i Gjorgjeviç," tha zëdhënësja e saj Olga Kavran.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment