Plani i veprimit të duhanit i Serbisë çon në ratifikimin e CEFTA në shtator

06/06/2007

Pas miratimit të një plani veprimi për të rregulluar ligjet e duhanit të vendit më parë këtë vit, Serbia ka hapur rrugën tani për të ratifikuar traktatin e CEFTA me pjesën tjetër të rajonit.

Nga Davor Konjikushiç dhe Georgi Mitev-Shantek për Southeast European Times në Beograd -- 06/06/07

photo

Qëllimi kryesor për CEFTA është të zhvillojë marrëdhëniet ekonomike midis vendeve anëtare. [CEFTA]

Ministria serbe e ekonomisë njoftoi më parë këtë javë se vendi do të ratifikojë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) në shtator, duke i dhënë fund statusit si vendi i vetëm në rajon që nuk e ka bërë këtë.

Sekretarja e shtetit në ministrinë e ekonomisë dhe zhvillimit rajonal, Jasna Matiç tha të hënën (4 qershor) se me heqjen e pengesave midis Serbisë dhe Kroacisë, Bosnje dhe Herzegovinës dhe Maqedonisë, që përfshin taksimin e importit dhe eksportit, parlamenti mund të miratojë projekt ligjin e nevojshëm për të ratifikuar marrëveshjen.

Sipas marrëveshjes, objektivi kryesor i CEFTA është të "ngrejë një zonë të tregtisë së lirë nëpërmjet liberalizimit gradual të marrëdhënieve të ndërsjellta tregtare dhe me heqjen e barierave të tarifave dhe jo-tarifave të tregtisë gjatë një periudhe trazicionale."

"Duke u bërë një anëtar i CEFTA, Serbia do të përfitojë më shumë nga parimi i ashtuquajtur i akumulimit diagonal që lejon regjim të privilegjuar eksporti në tregun e BE të mallrave të prodhuara në më shumë se një vend anëtar të CEFTA," tha Matiç.

Në dritën e tregut të eksportit, anëtarët e CEFTA, Shqipëria, Bosnje dhe Herzegovina, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi dhe Kosova, kanë rënë dakord për planin e veprimit të qeverisë serbe për industrinë e duhanit i cili u miratua në mars.

Plani parashikon barazimin e detyrimit të aksizës mbi cigaret e vendit dhe të huaja që nga janari 2008, duke rritur taksën doganore nga 155 në 57.6% dhe do të vazhdojë nga 2008 në 2012 të rregullojë marrëdhëniet midis shtetit dhe industrisë së duhanit. Dokumenti ka për qëllim përmirësimin e industrinë e duhanit bujqësor, të rritë eksportin e prodhimeve të duhanit dhe të përmirësojë prodhimin e duhanit bujqësor.

Plani shfuqizon taksimin diskriminator të aksizës, duke parashikuar të njëjtin trajtim për markat e cigareve të vendit apo të huaja. Ai lehtëson gjithashtu detyrimin aktual për të blerë duhan vendi: kompanitë mund të blejnë deri në 20% të duhanit të tyre jashtë vendit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Fabrikat e duhanit në Serbi janë të kënaqura me masën, duke thënë se ajo inkurajon investimin e vazhdueshëm në Serbi. Eugenio Sidoli menazheri i përgjithshëm i fabrikës së cigareve DIN në Nish, në pronësi të Philip Morris, tha se plani do të jetë më i kushtueshëm për duhanbërësit por kostoja do të kompensohet nga hyrja e kushteve të tregut dhe ndryshimeve të politikës së biznesit.

"Synimi është të fitohet një e ardhur e konsiderueshme aksize deri në 2012 pasi do të ketë një rritje të eksportit në industrinë e duhanit dhe do të inkurajohen fermerët për të rritur sasi më të mëdha duhani dhe të prodhojnë gjethe më të mira duhani," tha ministri për çështjet ekonomike Milan Parivodiç.

Që nga viti 2003, katër kompani duhani kanë investuar rreth 1 miliard euro në industrinë serbe të duhanit.

Parivodiç tha se plani lejon ratifikimin e CEFTA dhe e lë vendin të hapë negociatat për bashkimin me Organizatën Botërore të Tregtisë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment