05/06/2007
Brukseli përkrah përpjekjet e Turqisë për të frenuar terrorizmin e PKK por nuk do të shohë një inkursion në Irakun e veriut, thanë zyrtarët në Ankara në një takim të nivelit të lartë të hënën.
Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times në Ankara -- 05/06/07
![]() (Nga e majta): nënsekretari i ministrisë së jashtme portugeze Joao Cravinho, ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, ministri i jashtëm turk Abdullah Gul, komisioneri i zgjerimit të BE, Olli Rehn dhe ministri turk i ekonomisë Ali Babaçan ndoqën të hënën (4 qershor) takimin troika e BE - Turqi. [Getty Images] |
BE përkrah luftën e Turqisë kundër terrorizmit por do ta shkurajonte vendin nga nisja e një inkursioni në Irakun e veirut, thanë diplomatët të hënën (4 qershor) ndërsa një takim i nivelit të lartë po zhvillohet në Ankara.
"Turqia ka kohë që ka mbështetur sovranitetin dhe unitetin territorial të Irakut si edhe nevojën për të forcuar qeverinë e Irakut. Kjo është ajo që mbështet edhe BE dhe ne nuk mendojmë se do të ishte në interes të cilësdo palë për t'i bërë gjërat shumë më keq në Irak," cituan raportet e medias të thoshte një diplomat evropian, që fliste me kusht të mbetej i panjohur.
Një operacion ndërkufitar ka potencialin të komplikojë më tej bisedimet e pranimit të Turqisë në BE, shtoi diplomati. Negociatat ndërkohë janë zvarritur nga një numër çështjesh të tjera, duke përfshirë grindjen e vjetër me vite të Qipros.
E ashtuquajtura troikë e BE e përbërë nga ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn dhe nënsekretari i ministrisë së jashtrme portugeze Joao Cravinho, u takua me ministrin e jashtëm turk Abdullah Gul për të diskutuar një numër çështjesh, duke përfshirë planet e BE për të hapur tre kapituj të rinj në bisedimet e pranimit këtë muaj.
Gul u tha atyre se lëvizja e fundit e trupave turke përgjatë kufirit të vendit me Irakun nuk ishte menduar si përgatitje për invazion por më së shumti kishte për qëllim të përmirësonte sigurimin e kufirit dhe të ndalonte hyrjen e terroristëve të partisë Punëtore të Kurdistanit.
"Ne kemi çdo të drejtë të marrim masa kundër veprimtarive terroriste të drejtuar ndaj nesh nga Iraku i veriut," e citojnë raportet e medias Gul të thoshte.
Steinmeier, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e rradhës të BE, konfirmoi se çështja qe ngritur në takim. Ai tha se troika kërkoi të mësonte qëndrimin e qeverisë turke.
"Unë nuk kam ndonjë përshtypje nga vërejtjet e kolegut tim Gul se Turqia po nis një operacion ndërkufitar," tha Steinmeier.
Të tre zyrtarët qenë në Ankara për të diskutuar midis çështjesh të tjera, ofertën e pranimit të Turqisë në BE dhe përparimin në reformat politike e ekonomike.
Bruksel ka thënë se do të hapë tre kapituj të rinj negociatash: çështjet ekonomike e monetare, statistikat dhe çështje të kontrollit financiar, përpara 1 korrikut kur Portugalia merr përsipër presidencën e rrradhës nga Gjermania.
"Ne po planifikojmë të rinisim negociatat me Turqinë në tre kapituj në 26 qershor," konfirmoi Shtainmajer. Në një vërejtje të parë si treguese të shqetësimit të vazhdueshëm të BE rreth rolit të ushtrisë në Turqi, ai tha se shpresonte se "të gjitha forcat dhe institucionet në Turqi do të përmbushin detyrat e tyre".
Anëtarët e troikës theksuan gjithashtu nevojën për të shkuar përpara me reformat, veçanërisht lidhur me lirinë e shprehjes, lirinë fetare, të drejtat e grave dhe të drejtat e sindikatave. Ata këmbëngulën përsëri se një artikull i diskutueshëm i kodit penal që përbën kondravajtje penale fyerjen e identitetit kombëtar turk dhe institucioneve, duhej shfuqizuar.
Qeveria e re e formuar pas zgjedhjeve të 22 korrikut duhet menjëherë të nisë punën në këto fusha për të mbajtur vrullin e reformave, thanë zyrtarët.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes