30/05/2007
Një krizë në qeverinë maqedonase duket se është frenuar ndërsa partia më e madhe etnike shqiptare e vendit ka pranuar t'i japë fund bojkotit të parlamentit.
Nga Marina Stojanvska për Southeast European Times në Shkup - 30/05/07
![]() Kreu i BDI Ali Ahmeti thotë se partia e tij do të kthehet në parlament. [Getty Images] |
Partia më e madhe etnike shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrimin (BDI) ka vendosur të rinisë pjesëmarrjen në parlament pas një bojkoti që zgjati gati katër muaj. Masa erdhi pasi u arrit një marrëveshje me partinë VMRO-DPMNE të kryeministrit Nikola Gruevski.
"Bisedimet politike u kompletuan me sukses," thanë Gruevski dhe kreu i BDI Ali Ahmeti në një deklaratë të përbashkët pas takimit të tyre të enjten (29 maj) i cili kurorëzoi javë negociatash.
Partitë thuhet se ranë dakord mbi 46 projekt-ligje që duhet të bien nën të ashtuquajturin parim i Badinterit, sipas të cilit disa kategori legjislacioni nuk mund të miratohen pa u miratuar së pari nga deputetët që përfaqësojnë pakicat etnike.
Përveç kësaj, ata ranë dakord të bëjnë ndryshime në komitetin e marrëdhënieve ndër-etnike të parlamentit me një anëtar të VMRO-DPMNE që do të zëvendësohet nga Bashkimi Social Demokartik i Maqedonisë (SDSM) e opozitës. SDSM do t'i jepet kështu shumica në komitet.
Reagimi nga BE dhe Shtetet e Bashkuara ishte i menjëhershëm me të dy ato që përshëndetën perspektivën që kriza politike që s'i qe ndarë Maqedonisë me muaj mund të kishte përfunduar.
Marrëveshja është "një hap i rëndësishëm përpara lidhur me proceset e integrimit të vendit ndaj BE dhe NATO-s", thoshte një deklaratë e përbashkët nga misioni i BE në Shkup dhe ambasada e SHBA.
Përfaqësuesi i BE në Maqedoni, Ervan Fuere komentoi mbi zhvillimet e fundit, duke theksuar nevojën për të përqëndruar të gjitha përpjekjet në procesin e reformës.
Vazhdimësia e reformave është jetike sepse vendi ndeshte me vendime vendimtare lidhur me anëtarësimin në BE dhe NATO, tha ai.
Përpara njoftimit të së majtës, pati një kthesë tjetër. Të shtunën, nënkryetari i partnerit të vogël të koalicionit qeverisës, Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH) Menduh Thaçi, tha se partia e tij po linte kabinetin. Një arsye, bëri me dije ai, ishte se VMRO-DPMNE qe në pragun e arritjes së një marrëveshjeje me BDI.
Duke folur në një intervistë me BBC në fundjavë, Ahmeti i BDI tha se ishte gati të nënshkruante një marrëveshje me Gruevskin që do të mbulonte çështje të tilla si pensionet për luftëtarët e UÇK dhe përdorimin e gjuhës shqipe, përveç ndryshimit të anëtarëve në komitetin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ligjet e kategorizuara nën parimin e Badinterit.
Gruevski, megjithatë mohoi se VMRO-DPMNE dhe BDI kishin hyrë në ndonjë marrëveshje zyrtare.
"Asgjë nuk është thënë ndonjëherë rreth nënshkrimit të një marrëveshjeje. Ne nuk kemi rënë dakord për asgjë lidhur me përdorimin e shqipes dhe pensionet për luftëtarët e UÇK," tha kryeministri.
Ai u takua pastaj me Thaçin për të diskutuar rritjen e komunikimit midis VMRO-DPMNE dhe PDSH. Më pas gjatë ditës, VMRO-DPMNE njoftoi se koalicioni aktual dhe dialogu politik po vazhdonin.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes