Rumania ndeshet me krizën e kujdesit shëndetësor

24/05/2007

Një kërkesë e lartë për mjekë anembanë BE, bashkuar me pagat ekstremisht të ulta që u paguhen mjekëve në Rumani, përbën një problem të ri: ikjen në perëndim të mjekëve aq shumë të nevojshëm.

Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht -- 24/05/07

photo

Mjekët në Evropën Perëndimore fitojnë pothuajse dhjetë herë më shumë se homologët e tyre rumunë. [AFP]

Më tepër se 50% e mjekëve rumunë dhe 75% e specialistëve të mjekësisë kanë në plan të lënë vendin dhe të vazhdojnë praktikat e tyre në Evropën Perëndimore, tregon një sondazh nga Kolegji Mjekësor i qarkut të Iashit. Qëkurse Rumania u bashkua me BE në 1 janar, rreth 1,900 mjekë dhe 1,100 infermjerë kanë aplikuar për çertifikatat e përshtatjes që do t'i lejonin ata të punonin në vende të tjera anëtare të BE. Duke patur parasysh kërkesën e lartë për mjekë në Rumani, veçanërisht në zonat rurale, situata është alarmante.

Sondazhi i Iashit tregon gjithashtu se 61% e mjekëve e përshkruan sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit si të pandryshueshëm, 21% mendojnë se reforma do të ishte e paefektshme ndërsa vetëm 19% besonin se reforma do të bënte një dallim.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Rreth 48% e mjekëve thonë se fondet janë problemi kryesor për sistemin mjekësor rumun, ndërsa 40% fajësojnë mënyrën se si është ndërtuar sistemi i kujdesit shëndetësor. Disa mjekë përmendin mungesën e pajisjeve mjekësore si problemin qendror ndërsa të tjerë ja hedhin fajin korrupsionit brenda sistemit.

Midis mjekëve të anketuar, 26% thanë se marrin 200 deri në 300 euro në muaj, 24% thanë se marrin midis 150 dhe 200 euro dhe 15% thanë se bëjnë mbi 500 euro në muaj. Krahasuar me pagat e fillimit të një mjeku të ri në Gjermani, e cila është rreth 1,800 euro në muaj, një mjek në Rumani merr dhjetë herë më pak se kolegët në Evropën Perëndimore.

Një tjetër nxitje është se për specialistë të ndryshëm mjekësorë ka kërkesë të lartë anembanë Evropës. Spanja ka njoftuar se sistemit të saj shëndetësor i mungojnë rreth 3,000 mjekë dhe MB ka nevojë për 400 dentistë. Nga që Rumania është një vend i ri anëtar, diplomat universitare janë të njohura zyrtarisht brenda BE, gjë që nga ana e vet lejon eksodin aktual.

Kujdesi shëndetësor i BE po ndesh gjithashtu dy çështje të mëdha: rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor jashtë edhe kur janë të mbuluar nga sigurimi shëndetësor në vendin e tyre dhe një mungesë mjekësh. Komiteti Drejtues i Mjekëve Evropianë ka thënë se BE duhet të ndryshojë politikën e vet lidhur me sistemin e kujdesit shëndetësor dhe migracionin e mjekëve profesionistë, për të shmangur një krizë të madhe.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment