Gjyqi i ish-gjeneralëve pritet të testojë drejtësinë kroate

09/05/2007

Dy gjeneralët kroat në pension -- Mirko Norac dhe Rahim Ademi -- do të përballen me gjyqin muajin e ardhshëm për akuzat e krimeve të luftës.

Nga Natasa Radic për Southeast European Times Zagreb – 09/05/07

photo

Ish-Gjenearali kroat Rahim Ademi. [AFP]

Gjyqi për dy gjeneralët kroat në pension -- Rahim Ademi, 52 vjeç, dhe Mirko Norac, 40 vjeç -- është propozuar të fillojë më 18 qershor. Shumë e shikojnë si testin më të madh me të cilin është përballur ndonjë herë drejtësia kroate.

"Gjyqi do të ketë nëntë dëgjime para pushimeve verore, deklaroi zëdhënësi i Gjykatës të Qarkut të Zagrebit Kresimir Devcic. "Vetëm prokuroria dhe ekipet e avokatëve të gjeneralëve ftuar të marrin pjesë në dëgjimet e para, ndërsa dëshmitë e dëshmitarëve do të pasojnë mbas verës."

Çështja, e cila përfshin krimet e luftës që pretendohet se janë kryer gjatë shtatorit të vitit 1993 në të ashtu-quajturin Rrethina Medak, u hetua në fillim nga gjykata e krimeve të luftës së OKB-së në Hagë, por pastaj ju transferua drejtësisë kroate.

"Kjo është çështja e parë që gjykata e Hagës ja ka dorëzuar drejtësisë kroate dhe ne besojmë se do të ndiqet me interes. Ky është një test tjetër se nëse drejtësia lokale është e pjekur sa duhet," deklaroi një zyrtar i Komisionit Evropian në Zagreb. "Ndryshe nga e kaluara, tani ne nuk presim ndonjë protestë ose demonstratë nga grupet e krahut të djathtë ose veteranët dhe kjo është një shenjë e mirë," shtoi zyrtari.

Kroacia, tani një kandidate për antarësimin në BE, ka një histori të varfër në të kaluarën kur vjen fjala për ndjekjen penale të çështjeve të krimeve të luftës. Me gjyqin e Ademi-Norac, drejtësia ka një shans të tregojë nëse është pjekur sa duhet për tu marrë me çështje të tilla.

Prokurorët e gjykatës së OKB-së do të monitorojnë zhvillimet. Nëse ata vendosin, në çdo pikë, se çështja nuk po administrohet siç duhet, ata kanë autoritetin ta transferojë atë mbrapsht në Hagë.

Sipas një padie, Ademi dhe Norac "planifikuan, nxitën, urdhëruan dhe kryen ose ndryshe ndihmuan dhe mbështetën në planifikimin, përgatitjen ose ekzekutimin e keqtrajtimeve të civilëve serb në rrethinën e Medak mbi baza raciale, politike ose fetare."

Afërsisht 400 civilë serb jetonin atje para se të fillonte sulmi i ushtrisë kroate më 9 shtator. Sipas një padie "rrethina e Medak u bë e pabanueshme" si rezultat i operacionit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Fshatrat e rrethinës u shkatërruan totalisht, në këtë mënyrë u zhvendos me forcë popullsia civile serb nga shtëpitë dhe jeta e tyre," lexon ajo.

Duke u mbështetur në gradat e tyre, Ademi dhe Norac "kishin fuqinë, autoritetin dhe përgjegjësinë për të parandaluar shkeljet serioze të ligjeve humanitare ndërkombëtare të kryera gjatë operacionit të rrethinës së Medak," akuzon padia.

Norac po vuan tashmë një dënim me 12 vjet për krime lufte kundër civilëve serb. Arrestimi dhe gjyqi i tij në vitin 2001 ndezi protesta anti-qeveritare.

Ademi, i cili u dorëzua vullnetarisht në Hagë, është i ndaluar të largohet nga shtëpia e tij ose të bisedojë me shtypin gjatë kohës që pret gjyqin.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment