02/05/2007
Udhëtimi i muajit tjetër do të jetë i pari në Shqipëri nga një president i SHBA.
Nga Jonilda Koçi për Southeast European Times në Tiranë – 02/05/07
![]() Presidenti i SHBA Xhorxh W. Bush. [Getty Images] |
Shtëpia e Bardhë konfirmoi javën e shkuar se presidenti Xhorxh W. Bush do të vizitojë Shqipërinë në 10 qershor. Ai ka në plan të vizitojë gjithashtu Republikën Çeke, Poloninë, Italinë dhe Bullgarinë, pas ndjekjes së samitit të Grupit të të Tetëve (G8) në Gjermani nga 6 deri në 8 qershor.
Bush ka në plan të takohet me presidentin shqiptar Alfred Moisiu dhe kryeministrin Sali Berisha.
Sipas Moisiut, vizita mban një simbolizëm të madh. Një superfuqi, tha ai, po ndërton respekt reciprok dhe bashkëpunim me një vend të vogël si Shqipëria.
"Kjo tregon prova të vlerave të mëdha të demokracisë amerikane, e cila mbetet një frymëzim," tha presidenti në 26 prill gjatë një takimi në Tiranë me ish komandantin suprem të forcave aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Wesley Clark.
Berisha tha se ai e konsideron vizitën e Bushit si një pikë të lartë në marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. "Që nga pavarësia e Shqipërisë, në momentet më delikate të lirisë kombëtare për shqiptarët, Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rolin e ndihmës për të shpëtuar të drejtat dhe lirinë," tha ai.
Ai ju referua gjithashtu gjendjes në Kosovën fqinjë. "Ëndrra e shqiptarëve të Kosovës për lirinë e tyre dhe shtetin e pavarur gjen mirëkuptimin e presidentit Xhorxh W. Bush."
Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur gjithashtu ambicjet e Shqipërisë për në NATO. Muajin e shkuar, Bush ktheu në ligj një projekt-ligj që riafirmonte mbështetjen e vendit të tij për pranimin në NATO të pesë vendeve: Shqipërisë, Kroacisë, Gjeorgjisë, Maqedonisë dhe Ukrainës. Akti i Konsolidimi të Lirisë i NATO-s 2007, hap gjithashtu derën për dhënien e ndihmës së re ushtarake vendeve vitin e ardhshëm.
Zyrtarët dhe diplomatët e SHBA kanë inkurajuar pranimin e Shqipërisë në NATO në 2008.
Shqipëria ndërkohë, ka kontribuar me trupa në misionet e kryesuara nga SHBA në Afganistan dhe Irak. Që nga shkurti, vendi ka patur 120 trupa jo-luftuese të stacionuara në aeroportin e Mosulit. Në dhjetor 2006, ministri shqiptar i mbrojtjes Fatmir Mediu tha se trupat shqiptare do të qëndronin në Irak deri sa të qenë aty forcat e SHBA.
Bush do të jetë presidenti i parë i SHBA që viziton Shqipërinë. Në 1999 presidenti Bill Klinton planifikoi një vizitë në Tiranë por ajo u anullua. Dy sekretarë shteti të SHBA kanë vizituar Shqipërinë, Xhejms Bejker në 1991 dhe Kolin Pauell në 2003.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes