01/05/2007
Një dokumentar i bërë në SHBA trajton jetën dhe karrierën e Ante Gotovinës, gjeneralit të pensionuar kroat i cili përballet me akuzat e krimeve të luftës në Hagë.
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 01/05/07
![]() Filmi do të portretizojë jetën e gjeneralit kroat në pension Ante Gotovina. [Pirate Town Productions] |
Kompania filmike me bazë në Kaliforni, Pirate Town Productions po përgatit një dokumentar që merret me jetën dhe karrierën ushtarake të gjeneral-lejtnantit të ushtrisë kroate në pension, Ante Gotovina. Gjenerali, i cili pret gjyqin në Hagë, është paditur për për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë dhe pas operacionit Stuhia në 1995.
Regjizori i "Gotovina" është një gazetar i San Pedros me origjinë kroate, Xhek Bariç. Ai vendosi të bëjë filmin sepse e konsideron intriguese biografinë e Gotovinës, që përfshin plaçkitjet dhe grabitjet e aluduara, punën për ekipin e sigurimit të politikanit të krahut të djathtë francez Zhan-Mari Lë Pen dhe një detyrë trainimi të grupeve paraushtarake latino amerikane.
Bariç dhe partnerët e tij kanë prodhuar një numër dokumentarësh që trajtojnë komunitetet e përzjera amerikane. Kritikët e filmit e përshëndesin mënyrën e tyre të "vendit ku përzihen rraca të ndryshme". Bariç tha se "Gotovina" do të paraqitej së pari në Festivalin e Filmit Sundance.
Filmi "gjurmon rrugën e luftës në ish Jugosllavi nga fillimi në korrik 1991 deri në operacionin Stuhia në gusht 1995, me synimin e përcaktimit në se gjenerali kroat Ante Gotovina është fajtor për krime lufte", sipas uebsajtit të kompanisë filmike. "Përveç kësaj, filmi do të eksplorojë nismat e ndryshme të politikave të OKB-së, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara për ta vënë operacionin Stuhia në kontekstin e duhur brenda luftës në Kroaci e Bosnje."
Ekipi ka filmuar intervista në Hagë, Zagreb, Sarajevë, Londër, Paris, Beograd. Janë intervistuar deri tani më tepër se 20 zyrtarë të rangut të lartë, aktivistë të OJQ-ve dhe ekspertë të krimeve të luftës. Ekipi harxhoi disa ditë gjithashtu në zonën Knin, rajoni që ishte nën komandën e Gotovinës gjatë operacionit Stuhia. Ata kanë folur me dëshmitarët dhe refugjatët, si kroatë ashtu dhe serbë etnikë, që janë rikthyer në shtëpitë e tyre.
Dokumentari 90-minutash do të merret jo vetëm me kthimin e Gotovinës në Kroaci gjatë konfliktit por gjithashtu do t'u kthehet viteve të tij në legjionin e huaj francez.
Në Kroaci, dokumentari ka provokuar një interes të madh publik sepse është i pari që merret me çështjen e Gotovinës. Ndonse regjizorët kroatë kanë treguar interes në bërjen e një filmi mbi jetën e tij, askush nuk e ka bërë.
Pirate Town Productions kontaktoi Gotovinën për të marrë pjesë në film por atij i duhej të mos pranonte për shkak të rregullave të sigurisë në njësinë e paraburgimit të Scheveningen.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes