I dërguari: Këshilli i Sigurimit nuk do ta nxitojë zgjidhjen e statusit të Kosovës

30/04/2007

Një delegacion i Këshillit të Sigurimit përfundoi misionin e vet fakte-gjetës në Kosovë të shtunën dhe tha se organizmit 15-anëtarësh do t'i duhej më tepër kohë të merrte një vendim mbi të ardhmen e krahinës.

(AP, AFP, International Herald Tribune, Beta, B92 - 29/04/07; Reuters, DPA, RFE/RL, UN News Centre, Government of Serbia - 28/04/07; Balkan Investigative Reporting Network - 27/04/07)

photo

Krerët e Njësisë së Bashkuar të Kosovës (djathtas) u takuan me delegacionin 15-anëtarësh nga Këshilli i Sigurimit të premten (27 prill) në Prishtinë. [Laura Hasani]

Një delegacion i Këshilli të Sigurimit të OKB la Kosovën të shtunën (28 prill) pas një misioni dy-ditor fakte-gjetës. Kreu i delegacionit, ambasadori belg Johan Verbeke tha se procesi për të vendosur statusin e ardhshëm të Kosovës nuk mund të nxitohej.

"Vendosja e çështjeve të rëndësishme nuk duhet të jetë kurrë peng i afateve përfundimtare," u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi në Prishtinë të shtunën.

Të 15 ambasadorët e OKB arritën në Kosovë pas bisedimeve të enjten me zyrtarët në Beograd.

Udhëtimi në rajon u sugjerua nga Rusia, një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Moska mbështet Serbinë në kundërshtimin e saj të statusit të Kosovës të propozuar nga ish presidenti i Finlandës Marti Ahtisaari, i cili parashikon për "pavarësi të mbikqyrur".

Beogradi i kundërvihet pavarësisë dhe këmbëngul në mbajtjen e një sovraniteti mbi krahinën. Të shtunën, qeveria serbe lëshoi një deklaratë ku mbronte "autonominë e mbikqyrur" si një zgjidhje kompromisi.

Shqiptarët e Kosovës, 90% të popullsisë 2 milionëshe të krahinës, e kanë pranuar planin e Ahtisaarit. Përfaqësuesit e komunitetit që takuan ambasadorët e OKB, shprehën shpresën se ata do të mbështesin propozimin e tij.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u tha gazetarëve se pavarësia e krahinës do të garantonte stabilitetin në krejt rajonin.

"Ne shtjelluam pse Kosova duhet të jetë e pavarur dhe pse nuk mund të ketë zgjidhje të tjera," e citonin të premten raportet Sejdiun të thoshte. "Pas kësaj vizite, është koha për statusin e Kosovës që të vendoset," shtoi ai.

Turneu i ambasadorëve të OKB në krahinë përfshiu vizita në qytetin e ndarë të Mitrovicës, fshatin serb Svinjare dhe lagjen serbe në qytetin Orahovac. Ata vizituan gjithashtu Mala Krusha ku 116 burra shqiptarë u vranë nga trupat serbe në 1999.

Arsim Shehu, një shqiptar që humbi 40 pjesëtarë të familjes së tij të madhe, tha: "Ne shpresojmë se ata do të verifikojnë se çfar bënë këtu serbët...Ne nuk mund të rrojmë më me ta."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një raport i International Herald Tribune të dielën citonte kryeministrin Agim Çeku të thoshte se ai priste që Kosova të ishte në gjendje të deklaronte pavarësinë e saj "nga fundi i majit".

"Miqtë tanë që janë realistë dhe vendet që kanë investuar ushtarë, para dhe tetë vjet angazhim këtu dhe që planifikojnë të jenë të pranishëm, duan t'i japin fund këtij statusi të pazgjidhur," tha Çeku.

Ndihmësi i sekretarit të shtetit të SHBA, Daniel Frajd u duk të ndante shpresat e Çekut. Duke folur në një konferencë në Bruksel të shtunën, zyrtari i SHBA tha se hartimi i një rezolute të re për Kosovën do të niste menjëherë pas kthimit të delegacionit të Këshillit të Sigurimit nga turneu ballkanik. Ai shprehu gjithashtu shpresë se Rusia do t'i qasej çështjes në mënyrë konstruktive.

"Ne shpresojmë se Rusia e kupton se Kosova do të bëhet e pavarur në një mënyrë apo tjetrën," tha Fraid. "Ajo do të bëhet ose në një mënyrë të kontrolluar, të mbikqyrur që ofron mirëqënien e popullit serb ose do të ndodhë në një mënyrë të pakontrolluar dhe serbët e Kosovës do të vuajnë më së tepërmi, gjë që do të ishte e tmerrshme."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment