Dështojnë bisedimet BE-Rusi për t'i dhënë fund mosmarrëveshjes për eksportin e mishit

23/04/2007

Bisedimet e fundjavës midis zyrtarëve të BE dhe Rusisë kanë dështuar ta bindin Moskën të heqë ndalimin e saj ndaj mishit polak. Kjo nga ana e vet, hedh një re mbi perspektivat për një nisje të shpejtë të negociatave mbi një marrëveshje të re partneriteti midis bllokut dhe furnizuesit të tij kryesor të energjisë.

(EUobserver, Irish Times - 23/04/07; AP, AFP, Reuters, DPA, FT - 22/04/07)

photo

"Kolegët tanë nga Rusia ...mendojnë se duhen ndërmarrë më shumë hapa," u tha komisioneri i shëndetësisë i BE Markos Kiprianu gazetarëve pas bisedimeve të së dielës (22 prill). [Getty Images]

Dy ditë bisedimesh midis zyrtarëve të BE dhe Rusisë përfunduan në qytetin pushues të Limasolit në Qipro të dielën (22 prill) me të dy palët që nuk ja dolën të zgjidhin një diskutim që ka kohë, të eksporteve polake të mishit.

"Kolegët tanë nga Rusia...mendojnë se duhen marrë më tepër hapa," u tha gazetarëve komisioneri i shëndetit i BE Markos Kiprianu pas përfundimit të negociatave me ministrin rus të bujqësisë Aleksej Gordejev. "Ekspertët tanë do të vazhdojnë të punojnë mbi këto çështje ... dhe është e nevojshme që do të takohemi në nivelin tonë përsëri," shtoi ai. Moska vuri një ndalim në importet e mishit nga Polonia në nëntor 2005, duke pretenduar se kontrollet e buta të sigurisë ushqimore polake kishin lejuar mishin e buallit indian të hynte në Rusi i etiketuar si mish kau.

"Homologët tanë evropianë prisnin më tepër prej këtyre negociatave, por interesi ynë i parë është të rivendosim rendin në tregun e mishit, veçanërisht në lidhje me prodhimet polake," tha Gordejev në Limasol.

BE beson se autoritetet polake kanë marrë hapat e mjaftueshme për t'ju drejtuar shqetësimeve të Rusisë rreth cilësisë dhe sigurisë së eksporteve të mishit, duke përfshirë vendet në listën e ndalur të importeve të mishit të Moskës.

"Qëndrimi i BE është bazuar në përparimin e bërë. Ne mund të kishim patur disa rezultate të menjëhershme sot," tha Kiprianu.

Polonia, e cila u bashkua me BE në maj 2004, së bashku me nëntë vende të tjera evropiane qendrore e lindore, e sheh embargon ruse si të motivuar politikisht. Ajo ka bllokuar nisjen e bisedimeve mbi një marrëveshje të re partneriteti BE-Rusi. Marrëveshja ekzistuese që është hartuar më tepër se një dhjetvjeçar më parë, skadon në nëntor.

Kryeministri polak Jarslav Kaczinski e bëri të qartë të dielën se vendi i tij nuk do "të ishte dakord të niste bisedimet me Rusinë mbi një marrëveshje të re" deri sa të ishte zgjidhur mosmarrëveshja.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Polonia nuk i përket BE sipas pikëpamjes së Rusisë," shtoi ai në një konferencë shtypi në qytetin verilindor polak Bialostok. "Rusia do që ta detyrojë BE dhe Poloninë të pranojnë se ato mund të bëjnë çdo ajo me anëtarët e rinj të BE, veçanërisht Poloninë. Por nuk ja del dot. Ne morën solidaritet të plotë nga BE dhe shpresoj se kjo do të vazhdojë."

Vërejtjet e tij erdhën në më pak se 24 orë përpara një takimi të ministarve të jashtëm të bllokut 27-vendesh me homologun e tyre rus Sergej Lavrov, në Luksemburg të hënën. Diskutimet janë pjesë e përgatitjeve për një samit BE-Rusi në Samara në 18 maj ku marrëveshja e re e partneritetit, çështja e tensionuar e statusit të ardhshëm të Kosovës dhe të drejtat njerëzore në Rusi, pritet të kryesojnë axhendën.

Një marrëveshje në Limasol pritej të shpinte në dhënien e dritës jeshile nga ministrat e jashtëm të BE për nisjen e bisedimeve mbi paktin e ri. Diskutimet do të mbulonin një gamë të gjerë çështjesh duke përfshirë furnizimet e energjisë, bashkëpunimin ekonomik dhe tregtinë.

Sipas Euobserver, megjithatë, ndalimi rus i mishit nuk është e vetmja pengesë. Lituania, e cila gjithashtu hyri në Bashkim në 2004, mund të vërë veton ndaj bisedimeve mbi një akord të ri po qe se Rusia nuk rinis furnizimet në tubacionin për rafinerinë e saj të naftës në Mazeikiu.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment