Mburoja e raketave e SHBA merr mbështetjen e NATO-s

20/04/2007

Duke pranuar se Evropa ndeshet me një kërcënim raketash, vendet anëtare të NATO-s mbështetën të enjten një plan të SHBA për të ndërtuar një mburojë ndaj raketave me rreze të largët. Por Rusia mbetet dyshuese.

(Reuters, FT, UPI, NATO - 20/04/07; AP, AFP, DPA, VOA, International Herald Tribune, EUobserver - 19/04/07)

photo

Drejtori i Agjensisë Mbrojtëse të Raketave, gjenaral-lejtnant Henri Obering (majtas) dhe nënsekretari i mbrojtjes për drejtimin politik, Erik Edelman mbajtën një konferencë shtypi në selinë e NATO-s të enjten (19 prill). [NATO]

Ndërsa mbështesin një plan për të zgjeruar sistemin e mbrojtjes së raketave të SHBA në Evropë, vendet anëtare ranë dakord të enjten (19 prill) se territori i të gjithë 26 vendeve në bllok duhet të mbrohet nga kërcënimet e mundëshme të raketave.

"Pikpamja e njëzëshme ishte se duhet të aplikohet parimi i pandarshmërisë së sigurisë," u tha gazetarëve sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Shefer, pas konsultimeve të nivelit të lartë në selinë e Aleancës në Bruksel. "Është një dëshirë e përbashkët që secili sistem i SHBA duhet të jetë plotësues ndaj çdo sistemi mbrojtës raketash të NATO-s."

Më parë këtë vit, Shtetet e Bashkuara njoftuan planin e vet për të vendosur dhjetë gjuajtës raketash pa mbushje luftarake në Poloni dhe një sistem radiari në Republikën Çeke deri në 2012 për të qenë në gjendje të parandalohen sulmet e mundëshme me raketa nga "shtetet e liga" të tilla si Irani e Koreja e Veriut.

Duke folur përpara takimit të së enjtes, kreu i Agjensisë së SHBA të Mbrojtjes së Raketave tha se projekti do të ndihmonte shkurajimin e të tilla vendeve nga zhvillimi i raketave me rreze të largët që mund të kërcënonin Evropën dhe Amerikën e Veriut.

"Vende të tilla si Irani, Siria dhe të tjerë i shohin këto armë si shumë të vlefshme për shkak se nuk ka patur mbrojtje kundër tyre," u tha gazetarëve gjeneral-lejtnant Henri Obering në Poloni të mërkurën. "Por ne jemi në një pikë tani që kemi një mbrojtje kundër këtyre armëve."

Obering, nënsekretari i mbrojtjes për drejtimin politik, Erik Edelman dhe ndihmësi i sekretarit të shtetit të SHBA, Xhon Rud qenë në Bruksel të enjten për të informuar aleatët mbi mburojën e planifikuar të raketave.

Sapo të vihet, ajo do të mbulojë të gjithë Evropën, me përjashtim të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Turqisë, që janë të gjitha anëtare të NATO-s. Duke theksuar se asnjë nga vendet në bllok nuk duhej të lihej i pambuluar, pjesëmarrësit kërkuan për "siguri të pandashme".

Në këtë kontekst, zyrtarët e Aleancës diskutuan gjithashtu në se një tjetër mburojë, kundër raketave me rreze të shkurtër, të cilën NATO ka në plan të ndërtojë deri në 2015, mund të "përfshihet" në sistemin e SHBA për të garantuar që të gjithë vendet anëtare të jenë të mbuluar.

"Ka një perceptim të përbashkët kërcënimi," theksoi de Hoop Shefer. "Aleatët janë dakord se një kërcënim nga raketat balistike ekziston."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ekspertët e SHBA besojnë se Irani do të ketë raketa të afta për të goditur vendin e tyre dhe Evropën deri në 2015.

Mburoja e planifikuar e raketave e SHBA ishte gjithashtu në qendër të diskutimeve në një takim të Këshillit NATO-Rusi mbajtur në selinë e Aleancës të enjten. Rusia shprehu kundërshtim me projektin duke e parë atë si një kërcënim potencial që mund të provokonte një garë të re armatimesh.

Uashingtoni ka ofruar më tepër bashkëpunim me Rusinë duke përfshirë ndarjen e të dhënave të paralajmërimit të hershëm të raketave dhe kryerjen e studimit dhe stërvitjeve të përbashkëta.

Rusia dërgoi sinjale të përzjera të enjten rreth reagimit të saj të mundshëm. Zëvendësministri Sergej Ivanov tha se ai nuk sheh "bazë për bashkëpunimin e mundshëm", ndërsa ambasdori rus në NATO sugjeroi se Moska nuk e ka kundërshtuar ende ofertën e SHBA.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment