Tre të vrarë në sulmin ndaj shtëpisë botuese të biblës në Turqi

19/04/2007

Rritja e nacionalizmit dhe armiqësisë midis pakicave fetare është fajësuar për një incident të ri në Turqi.

(The Guardian, Independent, Telegraph - 19/04/07; AP, Reuters, DPA, BBC, VOA, FT, International Herald Tribune - 18/04/07)

photo

Në i plagosur i shtrirë në barelë jashtë një shtëpie botuese në Malatja të mërkurën (18 prill). [Getty Images]

Tre punonjës të një kompanie që shtyp dhe shpërndan biblën u vranë të mërkurën (18 prill) në Turqi në sulmin e fundit ndaj pakicës së krishterë të vendit.

Viktimat, dy turq dhe një gjerman u gjetën në godinën e shtëpisë botuese Zirve në qytetin juglindor Malatja të Turqisë, me duar e këmbë të lidhura dhe grykët të prera. Guvernatori i krahinës, Halil Ibrahim Dasoz tha në komentet në televizion se një nga turqit ishte ende gjallë kur u gjet por vdiq më pas në spital.

Viktima gjermane e identifikuar nga agjensia shtetërore e lajmeve Anatolia si 46-vjeçari Tilman Ekert Geskem, jetonte në Malatja që nga viti 2003, thanë zyrtarët. Dy viktimat e tjera u identifikuan si Nexhati Ajdin dhe Ugur Juksel.

Drejtori menazher i Zirve, Hamza Ozant i tha CNN-Turk se ata po konsideronin kërkimin e mbrojtjes së policisë pas kërcënimeve të kohëve të fundit.

Pastori evangjelist me bazë në Stamboll, Karlos Madrigal i tha Reuters se të tre qenë protestanë evangjelistë që ai i njihte.

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, vendi i të cilit po kërkon anëtarësimin në BE por të cilit i është kërkuar shpesh nga Brukseli të sigurojë mbrojtje më të madhe të lirive fetare e të pakicave të tjera, e dënoi sulmin duke e quajtur si një "barbari".

Katër turq, në moshë 19 deri 20 vjeç u arrestuan me dyshimin e përfshirjes në incident dhe një i dyshuar i pestë u çua në spital me plagë serioze që i mori pas hedhjes nga dritarja në orvatje për t'i shpëtuar arrestimit. Sipas agjensisë Anatolia, ata të gjithë u gjetën të mbanin një letër që shkruante: "Ne të pestë jemi vëllezër. Ne po shkojmë drejt vdekjeve tona."

Duke folur në një konferencë shtypi transmetuar në televizionin kombëtar, ministri i brendshëm Abdulkadir Aksu tha se disa nga të dyshuarit mbanin armë.

CNN raporton se pesë vetë të tjerë u arrestuan të enjten në lidhje me vrasjet.

Duke dënuar sulmin, ministri i jashtëm gjerman Frank-Uollter Shtainmajer vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e rradhës të BE, i kërkoi autoriteteve turke të bëjnë çmos "për të sqaruar krejtësisht këtë krim dhe të shpien në drejtësi përgjegjësit".

Gjykuar nga mënyra e vrasjes, hetuesit turq dyshuan se vrasësit mund të kishin lidhje me Hizbollah turke, një grup islamik kurd që lufton për të krijuar një shtet musliman në jugëlindjen turke të mbizotëruar nga kurdët.

"Këta janë fanatikë që vazhdojnë të jenë të pranishëm në Turqi dhe që në çast dalin me akte të dhunës absurde," u citua të thoshte në komentet për vrasjet e së mërkurës, monsinjor Luixhi Padoveze, përfaqësuesi i Vatikanit në Turqi.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Incidenti i ri erdhi midis shqetësimeve në rritje rreth ngritjes së nacionalizmit në Turqi, ku një i ri vrau një prift katolik rreth 14 muaj më parë. Disa muaj më pas, dy priftërinj të tjerë u sulmuan. Në një tjetër incident tronditës, gazetari i shquar turk-armen Hrant Dink u vra jashtë zyrës së tij në janar, në Stamboll.

Komuniteti i krishterë i Turqisë llogaritet për më pak se 1% të popullsisë 70 milionëshe të vendit, shumica e tyre muslimane.

"Në disa drejtime gjendja është përmirësuar sepse ne kemi të drejta ligjore...por ka pjesë të shoqërisë që janë radikalizuar," tha Madrigal, kisha e të cilit është nën mbrojtjen e policisë që nga vrasja e Dink e cila u dënua në masë nga populli.

Më tepër se 100,000 turq ndoqën funeralin e gazetarit në Stamboll. Sipas raportit të AP, rreth 150 vetë marshuan në qytetin më të madh të vendit të mërkurën për të protestuar për vrasjet e reja duke shprehur solidaritetin e tyre duke mbajtur parulla ku shkruhej: "Ne jemi të gjithë të krishterë".

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment