Profesori me origjinë rumune sakrifikon jetën për të shpëtuar studentët në vrasjet në Virxhinia Tek

18/04/2007

Liviu Libresku i shpëtoi Holokaustit dhe u bë një ekspert në inxhinierinë mekanike. Të hënën ai vdiq ndërsa ndihmonte studentët e tij t'i shpëtonin masakrës më të keqe në një kampus amerikan deri sot.

(Nine o'Clock, Reuters, New York Times, Los Angeles Times, The Daily Record, The Times - 18/04/07; AP, UPI, Chicago Tribune, CNSNews, HotNews.ro - 17/04/07)

photo

Një qiri dhe lule stolisin një portret të Liviu Libreskut në Universitetin Politeknik të Bukureshtit të martën (17 prill). [Getty Images]

Jetët e 32 vetëve u prenë papritmas të hënën (16 prill) në të shtënat vrastare të një të armatosuri në Virxhinia Tek, masakra më e përgjakshme në një kampus amerikan deri sot. Një nga viktimat ishte Liviu Libresku me origjinë rumnune, një shtetas me shtetësi të dyfishtë SHBA-Izrael i cili jepte inxhinierinë mekanike në universitet. Një i mbijetuar i Holokasutit, ai vdiq me një vdekje herooike ndërsa përpiqej të shpëtonte studentët e tij.

"Im atë bllokoi me trupin e tij derën dhe u tha studentëve të iknin," i tha AP djali i mësuesit, Xhoe Libresku në një intervistë me telefon të martën. "Studentët nisën të hapin dritaret dhe të kërcenin jashtë."

Një koment në The Times të Britanisë të mërkurën thoshte se profesori 76-vjeçar i cili ja kushtoi jetën e tij mësimit dhe kërkimit, shpëtoi të paktën nëntë jetë.

Libresku dhe studentët e tij qenë në klasë në katin e dytë të Noris Hall të Virxhinia Tek kur i armatosuri, i identifikuar si Ço Seung-Hui, një student jugkorean 23 vjeçar, nisi furinë e të shtënave në klasën pranë. E gjithë kjo filloi me një krismë rrufeje "si një çekiç i stërmadh," thoshte një student në rrëfimin e tij të ngjarjes. Pastaj u dëgjuan britma e të shtëna që vazhdonin.

Libresku vrapoi te dera, e zuri atë me trup në një orvatje për të penguar Ço dhe për t'u dhënë kohë studentëve të tij të shpëtonin duke u hedhur nga dritaret. Ndonse disa përsuan thyerje, ata shpëtuan. Profesori megjithatë u qëllua për vdekje pasi Ço e hapi me forcë derën dhe e goditi atë.

"Unë duhet të kem qenë i teti apo i nënti person që u hodh nga dritarja dhe mendoj se isha i fundit," u tha gazetarëve Alek Kalhun, 20 vjeç.

"Im atë tregoi kurojon e tij në daljen zot të asaj që ai besonte prej shumë kohësh," tha Xhoe Libresku.

Lindur në një familje çifutësh rumunë, Libresku u dërgua në një kamp pune si fëmijë pasi Rumania bashkoi forcat me Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Së bashku me mijra çifutë të tjerë, ai dhe familja e tij u dërguan atëhere në një geto qendrore në qytetin Foksani.

Deri në 380,000 çifutë rumunë u vranë nga regjimi kolaboracionist gjatë luftës, thoshte një raport i 2004.

Libresku u diplomua nga Universiteti Politeknik i Bukureshtit për mekanikë dhe ndërtim aviacioni në 1953. Më pas ai u specializua në strukturat e përbëra dhe aeroplasticitetin.

Për shkak të simpative të tij për Izraelin dhe refuzimit për t'u betuar për besnikëri ndaj regjimit komunist të Nikolae Çausheskut, më pas ai u ndalua të kishte kontakt me burime jashtë Rumanisë dhe nuk u lejua të ikte nga vendi.

Megjithatë, falë ndërhyrjes personale të kryeministrit të atëhershëm të Izraelit, Menahem Begin, Libresku u lejua të ikë në Izrael ku u vendos në 1978. Menjëherë pas kësaj ai hyri në Universitetin e Tel Avivit ku dha mësim inxhinierinë mekanike deri në 1985. Pastaj ai iku për një vit sabatik në Virxhinia dhe më së fundi vendosi të qëndronte atje.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Komuniteti akademik rumun u bashkua të martën me kolegët e Virxhinia Tek në zinë e vdekjes së tij tragjike.

"Kjo është një humbje e madhe," tha Ekaterina Andronesku, kreu i Universitetit Politeknik në Bukuresht. "Ne kemi konsideratë të madhe për mënyrën se si ai reagoi dhe mbrojti studentët me jetën e vet."

Autor i një numri të madh botimesh, Libresku mori shpërblime të shumta për punën e tij. Ai mori një doktoratë nga Akademia Rumene e Shkencave në 1969. Universiteti ku u diplomua i dha atij një gradë nderi në 2000. Ai ka marrë gjithashtu disa grante të NASA.

Kolegët e përshkruan Libreskun si një "shkencëtar të shkëlqyer", një "person të jashtzakonshëm" dhe një "xhentëlmen të vërtetë". Ai la pas të shoqen, Marlena dhe dy djem.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment