11/04/2007
Kroacia kërkon të lidhë një gadishull me sterenë, ndërsa BiH ka merak se projekti do të bllokojë trafikun detar dhe do t'i shkaktojë dëm ekonomik portit të saj të Neum.
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 11/04/07
![]() Dy zona bregdetare të Kroacisë janë të ndara nga një territor boshnjak. [Getty Images] |
Qeveria kroate ka konfirmuar planet për të ndërtuar një urë që lidh gadishullin Peljesak me sterenë. Zonat, të dyja pjesë të Kroacisë, janë të ndara nga një rrip i ngushtë bregdetar që i përket Bosnje dhe Herzegovinës (BiH).
Ndonëse plani fillimisht u kundërshtua nga Sarajeva, një marrëveshje po arrihet tani në një pikë kryesore të grindjes, duke parandaluar një mosmarrëveshje të mundëshme serioze midis ish republikave jugosllave.
"Qeveria e Kroacisë u ka përcjellë autoriteteve të BiH një propozim të pranueshëm për ndërtimin e urës Peljesak- stere," tha ministri i transportit dhe komunikacionit të BiH Bozo Ljuboviç.
Zyrtarët në BiH qenë të shqetësuar se ura, fillimisht e planifikuar të ishte vetëm 35 metra e lartë, do të bllokonte hyrjen në portin Neum dhe do ta bënte të pamundur trafikun detar. Që atëhere, dimensionet e urës kanë ndryshuar.
Për më tepër, Kroacia thotë se do t'i ofrojë BiH statusin e "shtetit më të privilegjuar" në portin e Ploces i cili ndodhet më lart në veri në bregdetin Adriatik.
"Kompanitë e BiH janë klientët më të mirë të këtij porti kroat," vuri në dukje kryeministri Ivo Sanader.
Ai tha se pala kroate i kupton shqetësimet e BiH dhe po bën çmos t'i përshtasë ato.
"Ne respektojmë mikun dhe fqinjin tonë Bosnje dhe Herzegovinën por ne duhet të respektojmë gjithashtu të drejtën e Kroacisë për të lidhur dy territoret tona me një urë," tha kryeministri.
Edhe në qoftë se trafiku detar mbrohet, megjithatë ura do të ketë të tjera pasoja ekonomike për Neum. Trafiku rrugor bregdetar kalon nëpër rripin e ngushtë 35 km të gjatë të territorit boshnjak dhe shumë turistë ndalen këtu për ushqim e pazare. Kjo do të ndryshojë sapo projekti të përfundohet.
Nga ana tjetër, rruga aktuale është shpesh e ngjeshur gjatë muajve të verës dhe kalimi kufitar është një bezdi për shumë udhëtarë.
Ura e Peljesakut do të jetë më e madhja në Ballkanin Perëndimor. Sipas planeve të tanishme, ajo do të jetë 2,300 metra e gjatë, 150 metra e gjerë dhe 55 metra e lartë. Ajo do të kushtojë më tepër se 220 milion euro dhe ndërtimi pritet të zgjasë katër vjet.
Nuk është ende e ditur në se ura do të jetë pjesë e udhëshpejtës A1që aktualisht lidh Zagrebin me Splitin.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes